Daullet e shiut ne prag te zgjedhjeve
NgaLEONARD OLLI
Ne romanin Keshtjella Kadare pershkruan...
gjemimet e vecanta te daulleve qe paralajmeronin fillimin e stines se shirave dhe njekohesisht fillimin e fundit te rrethimit thene thjesht pranimin e humbjes. Madje kaq domethenese ishte kjo metafore sa perkthyesi i romanit ne frengjisht Jusuf Vrioni propozoi dhe i bindi te gjithe qe botimi ne frengjisht te titullohej Daullet e shiut Les Tambours de la pluie. Dashje apo pa dashje zerat e cakorduar dhe te keqorientuar qe prej rreth dy javeve qe vijne nga kampi opozitar kane filluar ti ngjasojne shume
gjemimit te tyre. Por ka dhe dicka tjeter per arsye te levizjes ne kohe por sigurisht jo ne hapesire te krijohet bindja se keto gjemime synojne nje tjeter manipulim mendjesh e zemrash duke u bere jo vetem paralajmeruese te shiut por edhe te kronikes se nje humbjeje te paralajmeruar e me pas te nje tjeter bojkoti te paradeklaruar. Ajo qe te habit me shume eshte se primodaullexhiu eshte vete kryesocialisti njekohesisht kryetar i Bashkise Tirane. Gjithcka ze fill ne ditet e para te nentorit 2010 kur kryebashkiaku i Tiranes dhe njekohesisht kryetar i Partise Socialiste akuzoi ministrin e Brendshem Basha per shkeljen e te gjitha afateve per listat paraprake te zgjedhjeve vendore dhe qe sipas tij tregon qarte pergatitjen per deformim te ketyre zgjedhjeve. E sapo daullet gjemuan ne qender oshtima e tyre gradualisht filloi te kumboje edhe ne periferi. Fillimisht Bashkia e Elbasanit me pas ajo e Fierit dhe Gjirokastres nepermjet drejtuesve te tyre qe jane zgjedhur nen siglen e PS-se kane raportuar vonesa ne afishimin e listave duke akuzuar Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile ne Ministrine e Brendshme per keto vonesa. Madje per kete fajesojne Udhezimin nr. 365 data 14.10.2010 nxjerre prej ministrit te Brendshem i cili kerkon qe te behet ndarja e qendrave te votimit me mbi 1 mije zgjedhes ose bashkimi i atyre me me pak se 150 zgjedhes procedure e cila duhej te permbushej brenda dates 20 tetor etj.
Duket se gjithcka eshte ne favor te ketyre gjemimeve dhe paralajmerimet e sakta. Por jo gjithmone gjerat jane ashtu sikunder duken dhe ne mjaft raste fenomenet te nxjerrin te gabuar. Pa dashur aspak te bej avokatin e djallit por vetem per hir te se vertetes besoj se duhet sqaruar ky cast si nga kendveshtrimi ligjor ashtu dhe ai moral. Kushdo mund te pyese perse te paragjykohen shqetesimet e opozites ne prag zgjedhjesh dhe per me teper ti krahasosh me gjemimin e daulleve te shiut
Ne fakt kete pergjigje e jep vete ligji baze per zgjedhjet Kodi Zgjedhor. Nese ka nje pergjegjes kryesor dhe percaktues lidhur me saktesine e listes se zgjedhesve per pergatitjen dhe miratimin e saj perfundimtar ky eshte drejtuesi i njesise vendore kryebashkiak kryetar minibashkie apo komune dhe zyra e gjendjes civile e njesise. Kodi Zgjedhor ne pjesen e III-te te titulluar Zgjedhesit dhe Pergatitja e Listes se Zgjedhesve ne Kreun e I ku flitet per hartimin dhe miratimin e listes se zgjedhesve thote qarte ne nenin 47 - Permbajtja e listes se zgjedhesve pika 1 se Ne listen e zgjedhesve shenohet njesia e qeverisjes vendore qe ka hartuar dhe miratuar listen e zgjedhesve emri i zones zgjedhore lloji dhe data e zgjedhjeve si dhe numri i qendres se votimit. Pason neni 48. Organi qe harton dhe miraton listat i cili thote 1 Listat e zgjedhesve nxirren nga baza e te dhenave elektronike te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile nga zyra e gjendjes civile te njesise se qeverisjes vendore pas urdhrit te kryetarit te njesise se qeverisjes vendore perkatese. Lista qe shpallet duhet te nenshkruhet nga kryetari dhe nepunesi pergjegjes i gjendjes civile. 2 Zyra e gjendjes civile nen autoritetin e kryetarit te njesise se qeverisjes vendore pergjigjet per hartimin dhe saktesine e te dhenave te listave qe bazohen ne te dhenat nga baza e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile. Kryetari i njesise se qeverisjes vendore nenshkruan listen e votuesve ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij nga ministri qe mbulon pushtetin vendor. 3 Ndryshimet ne listen e zgjedhesve bazohen ne ndryshimet ne bazen e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile dhe kryhen nga zyrat e gjendjes civile ne perputhje me dispozitat e ligjit per gjendjen civile dhe behen me miratim te kryetarit te njesise se qeverisjes vendore.
Nderkohe neni 49 - Pergatitja e listave paraprake te zgjedhesve sqaron 1 Lista paraprake e zgjedhesve pergatitet si me poshte a jo me vone se 15 dite nga dekretimi i dates se zgjedhjeve zyrat e gjendjes civile nen autoritetin e kryetarit te njesise se qeverisjes vendore dhe ne zbatim te udhezimeve te ministrit qe mbulon pushtetin vendor hartojne listen paraprake te zgjedhesve per cdo zone qendre votimi b brenda 30 diteve nga nxjerrja dhe dorezimi i listave te zgjedhesve sipas shkronjes a te kesaj pike kryetari i njesise se qeverisjes vendore ben ndarjen ose bashkimin e listes nese jane kushtet e percaktuara ne nenin 62 te ketij Kodi. Kryetari i njesise se qeverisjes vendore cakton vendndodhjen e sakte adresen e plote te qendrave te votimit pergatit harten e njesise se qeverisjes vendore ne te cilen jane vendosur edhe kufijte e zonave te qendrave te votimit dhe e shpall ate ne mjedise publike me hyrje te lire brenda njesise se qeverisjes vendore.
Kryetari i njesise perkatese mban te pandryshuar vendndodhjen adresen ekzistuese dhe kufijte e zones se qendrave te votimit me perjashtim te rastit te parashikuar ne nenin 62 pika 2 te ketij Kodi. Ai nuk mund te ndryshoje vendndodhjen e qendres se votimit ne 10 ditet e fundit para dates se zgjedhjeve pervecse ne rastet e forcave madhore c brenda 5 diteve nga mbarimi i afatit te parashikuar ne shkronjen b te kesaj pike kryetari i njesise se qeverisjes vendore shpall listen paraprake te zgjedhesve. Listat shpallen prane zyrave te njesise perkatese dhe cdo qendre votimi duke u vendosur ne mjedise publike me hyrje te lire per shtetasit. 2 Mbi bazen e informacionit te marre nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ne zbatim te shkronjes b te pikes 1 te ketij neni KQZ-ja krijon dhe perditeson harten e zonave te qendrave te votimit...
Ndersa ne nenin 50- Njoftimi me shkrim i zgjedhesve theksohet se 1 Brenda 30 diteve nga shpallja e listave paraprake te zgjedhesve kryetari i njesise se qeverisjes vendore kryen lajmerimin me shkrim per cdo zgjedhes te perfshire ne listat paraprake te qendrave te votimit ne njesine perkatese te qeverisjes vendore.
Neni 54 55 56 57 pershkruajne me detaje te gjithe proceduren deri ne miratim e listes perfundimtare dhe shpalljes se saj dhe elemente te tjere por qe gjithcka ia delegojne thuajse teresisht kryetarit te njesise vendore. Po keshtu eshte ligji zgjedhor ai qe detyron qe ne nje qender votimi te mos kete me shume se nje mije votues por jo dhe me pak se 150 te tille. Ligji 10 129 dt. 11.05.2009 Per Gjendjen Civile eshte nje tjeter rregullator ne marredheniet mes Ministrise se Brendshme dhe zyrave te gjendjes civile qe ka cdo njesi vendore.
Atehere cila eshte arsyeja qe keta drejtues vendore dhe partie ne rastin e z. Rama ne vend qe te zbatojne ligjin dhe te marrin persiper pergjegjesite qe burojne prej tij perpiqen te krijojne turbulli panik e mbi te gjitha te dezinformojne qytetaret e tyre e mbare opinionin publik Perse pas rreth 2 muajsh nga dekretimi i dates se zgjedhjeve votuesit shqiptare nuk kane marre ende njoftimin me shkrim per vendndodhjen e qendres se tyre te votimit Perse ende nuk ka pare askush lista paraprake te afishuara ne vendet e percaktuara nga ligji Mos ndoshta edhe per kete e ka fajin Ministria e Brendshme dhe ministri Basha
Sigurisht qe jo pasi nuk ka detyrim ligjor ta beje. Nese do te nderhynte per te detyruar vendoret te zbatojne ligjin do te akuzohej per shkelje te autonomise vendore e per shume gjera te tjera. Serish ngrihet pyetja perse behet kjo Sigurisht qe nuk mund te besohet se nuk njohin ligjin. Disa prej tyre kane me shume se 10 vjet si kryetare. Atehere pse
Ndoshta se per fat te keq synohet nje tjeter manipulim mendjesh e zemrash nje tjeter forme per bere kroniken e nje humbjeje te paralajmeruar e me pas per ta justifikuar ate paracaktimin e nje tjeter bojkoti te paradeklaruar nje tjeter alibi e shemtuar per te njollosur e perbaltur edhe kete proces te zgjedhjeve vendore.