Dhuna ndaj gruasOKB: Shqipëria kashumë për të bërë
TIRANE- Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj grave dhe vajzave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara publikoi rekomandimet e fundit për Shqipërinë në lidhje me të drejtat e grave, rekomandime të cilat e vendosin vendin tonë përballë shumë detyrimeve që kërkojnë angazhim maksimal për t'u përmbushur. Këto rekomandime u bënë të njohura nga OKB pasi anëtarët e këtij komiteti dëgjuan raportimin e qeverisë shqiptare në datën 23 korrik dhe raportin hije të shoqërisë civile mbi masat e marra në kuadër të Konventës për Eliminimin e çdo forme të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAë). Raporti hije u përgatit nga Koalicioni Shqiptar për Përgatitjen e Raporteve Alternative, ku për herë të parë dhanë kontributin e tyre edhe dy organizata për të drejtat e komunitetit LGBT: LGBT PRO Shqipëri dhe Aleanca Kundër Diskriminimit.
Rekomandimet jane ¨ Të përcaktohen si raste të dënueshme nga Kodi Penal, kur një bashkëshort detyron bashkëshorten e tij të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Shteti shqiptar të bëjë më shumë për të vënë në funksion skemat e kompensimit financiar për viktimat e trafikimit. Të ndërmerren hapa konkretë ndërgjegjësues për të ulur numrin jashtëzakonisht shqetësues të vetëvrasjave. Shqipëria duhet të dokumentojë më mirë dhunën ndaj grave dhe të përmirësojë të dhënat në këtë aspekt dhe tTë sigurohet zbatimi maksimal i legjislacionit anti-diskriminim në Shqipëri.
(s.g/balkanWeb)