E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Marreveshja hap pozitiv mirepresim konkretizimin e saj

Komisioni Evropian mirepret marreveshjen mes mazhorances dhe opozites. Zedhenesi i KE-se Peter Stano deklaroi dje se po ndiqen me shume vemendje zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Ne e mirepresim marreveshjen per krijimin e komisioneve grupeve te punes dhe kalendarin mbi reformat e nevojshme ne Shqiperi. Ne presim qe keto pika te aprovohen grupet e punes te fillojne punen dhe qe marreveshja e arritur te zbatohet. Ne e konsideroje kete shume te rendesishme dhe pozitive per Shqiperine pasi kjo mund te coje ne nje momentum te ri te Shqiperise per te plotesuar objektivat e saj kombetare per reformat evropiane dhe ne menyre te vecante ne permbushjen e 12 kritereve kyce te hartuara nga Komisioni Evropian - deklaroi Stano per ABC News. Lidhur me ndikimin e kesaj marreveshje ne ecurine e Shqiperise drejt Bese Stano shtoi se po ndiqet me vemendje cdo hap qe Shqiperia po ben drejt integrimit te saj ne Bashkimin Evropian dhe agjenden e reformave. Zedhenesi i KE-se kujtoi se ne progres-raportin e fundit per Shqiperine thuhet se eshte bere progres ne shume drejtime por gjithashtu shtohet se ku duhet te punohet ende. Pra me Shqiperine ende nuk kemi avancuar shume. Por sic e thashe Komisioni eshte duke ndjekur me shume vemendje perpjekjet qe po behen tani ne do te raportojme mbi to. Kur Shqiperia te kete bere progresin qe kerkohet qe te na mundesoje ne te rekomandojme nje hap me te avancuar ne integrimin evropian atehere shtete anetare mund ta diskutojne ne nje samit te ardhshem - theksoi ai. I pyetur se kur do te diskutohet ceshtja e zgjerimit te metejshem te Bashkimit Evropian Stano deklaroi se do te priten sugjerimet e vendeve anetare. Ne si Komision presim qe shtetet anetare te diskutojne mbi rekomandimet e Komisionit Evropian. Rekomandimet e fundit qe kemi bere kete vit kane te bejne me Malin e Zi dhe Serbine. Ne kemi rekomanduar ti jepet statusi i kandidatit Serbise duke pasur parasysh qe Serbia duhet te angazhohet ne dialogun me Kosoven. Ne kemi rekomanduar gjithashtu hapjen e negociatave te anetaresimit me Malin e Zi. Lidhur me momentin se kur do te diskutohet varet vertete nga shtetet anetare dhe Keshilli i ministrave te BE-se dhe presidenca qe te vendose - deklaroi ai. Por duket se konsensusi i fundit politik edhe pse ende nuk eshte konkretizuar ne vepra konkrete eshte nje drite jeshile dhe per procesin e integrimit te vendit tone ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›