Komisioni i ligjeve miraton ndryshimet në kodin rrugor
Komisioni i ligjeve ka miratuar me konsensus projektligjin për ndryshimet në kodin rrugor, një prej ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. Projektligji është miratuar sot në komisionin e ligjeve edhe me votat e opozitës.
Kështu marrëveshja e firmosur një ditë më parë në konferencën e kryetarëve ka dhënë menjëherë efekt në diskutimin e kodeve në komisionet parlamenatre.
Ashtu si në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ashtu edhe në komisionin e ligjeve mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort për procedurat që do të ndiqen në në parlament për miratimin e ligjeve me tre të pestat.
Ditën e djeshme të dyja palët në komisionin e Veprimatarisë Prodhuese janë shprehur dakort për kalimin e tre kodeve, atë ajror, detar dhe hekurudhor, bashkë me amendimet që janë bërë në fillim të muajit shtator në këtë komision.
Sipas kalendarit të punimeve parlamentare është parashikuar që disa nga ligjet e cilësuara të kalojnë seancë plenare gjatë këtij sesioni parlamentar, pra deri në fund të muajit dhjetor.