E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Përmirësim në trajtimin e të burgosurëve

Në burgjet shqiptare ka përmirësime përsa i përket trajtimit të të burgosurve dhe kushteve në përgjithësi. Ky është konstatimi i Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Cnjerëzor dhe Degradues apo Ndëshkimit i cili ka publikuar raportin e tij mbi vizitën në Shqipëri. Në raport thuhet se nga intervistat e bëra me të burgosurit rezulton se ata janë trajtuar me korrektësi gjatë qëndrimit në polici.Megjithatë në raport thuhet se janë dhene një numër pretendimesh të besueshme të keqtrajtimit fizik të kohëve të fundit.Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Cnjerëzor ka rekomantuar qeverinë shqiptare qe të dyfhisojë përpjekjet për të luftuar keqtrajtimin nga policia dhe të përmirësojë si çështje urgjente kushtet e burgimit në komisariatet e policisë të cilat mbeten të pakënaqshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›