E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Inaugurimi i Obamës, ka lënë gjurmë edhe në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vlerësuar se inaugurimi i Presidentit Obama ishte në ngjarje e jashtëzakonshme dhe se i gjithë procesi, që nga fushata e deri tek zgjedhja e Obamës president ka lënë gjurmet e veta edhe në Shqipëri. "Ajo që më bën përshtypje është se elementet e verifikuar gjatë fushatës së Obamës po shihen edhe në Shqipëri. Ky president është një orator i lindur pasi bën popullin e vet që ta besojnë", deklaroi Topalli. Kryeparlamentarja e cila ndodhet në Ëashington ku ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Barack Obama, e ka cilësuar inaugurimin e Obamës si një ngjarje të jashtezakonshme jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë botën."Edhe për amerikanët ka qenë një rast unik krahasuar me ceremonitë e tjera. Ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme dhe një situate e jashtëzakonshme në Uashington, që të bënte të mos e ndjenje të ftohtin", ka deklaruar Topalli në një intervistë për VOA. Sa i përket zhvillimeve të fundit në Shqipëri, kryeparlamentarja shtoi se numri i të prekurëve nga ligji i dosjeve nuk është aq i lartë sa është publikuar. Ndërsa në lidhje me raportet me presidentin Topi, kryetarja e kuvendit i cilësoi thjesht institucioanale." Secili nga ne mbron institucionin që drejton, nuk ka asnjë konflikt jashtë kësaj", u shpreh Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›