KE: Reforma në drejtësi, nën vëmendjen e BE
Përfaqësues të KE në Tiranë kanë ripërsëritur se reforma në drejtësi po ndiqet me vëmendje nga BE. Deklarata këtë rradhë është bërë nga shefi i sektorit operacional, Luixhi Brusa gjatë ingaurimit të qendrës së publikimeve zyrtare.
TIRANE- Përfaqësues të Komisionit Europian në Tiranë kanë ripërsëritur sërish se reforma në drejtësi po ndiqet me vëmendje nga Bashkimi Europian. Këtë rradhë deklarata është bërë nga shefi i sektorit operacional në Komisionin Europian, Luixhi Brusa, gjatë ingaurimit të qendrës së publikimeve zyrtare. “BE do të vazhdojë të asistoje ecurinë e kësaj reforme të rëndësishme. Asistenca e BE në fushën e drejtësisë në Shqipëri është e shumëllojshme që nga ndërtimi i mjediseve të burgjeve, dhomave të paraburgimit, gjykatave dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, deri tek asistenca ligjore. Do të doja të inkurajoja autoritetet shqiptare të sigurojnë buxhetin e duhur për operimin dhe mirëmbajtjen e qendrës së publikimeve zyrtare që do të ndihmojë te afrojë shoqërinë me shtetin”- u shpreh Bursa
Në ceremoninë e inagurimit ishte i pranishëm edhe ministri i drejtësisë Enkeljed Alibeaj i cili tha se publikimet e para në qendrën e rindërtuar janë aktet e aderimit të Shqipërisë në NATO, të votuara unanimisht dje në kuvend.
Rindërtimi i qendrës të publikimeve zyrtare u mundësua nga projekti prej 400 mijë eurosh të Bashkimit Europian. Qendra është rindërtuar dhe pajisur sipas standarteve europiane duke lehtësuar kështu mundësinë e publikut për të parë botimet ligjore, për punë hulumtuese si dhe duke përmirësuar transparencën ligjore në vend. (e.n/news24/balkanweb)