KE: Ritmet e reformave të jenë më të shpejta
09/10/2009 Drafti i KE-së për vendet e Ballkanit, kandidate për në BE
Ritmet e reformës tashmë duhet të jenë domethënëse”, thuhet në draftin e KE për progresin
në vendet e Ballkanit. Ky raporti pritet të behët publik sot janë renditur disa nga pikat kyçe:
“shqetësime mbeten në një numër i madh çështjesh siç janë liria e shprehjes, lira e shtypit, e fesë, dhe të drejtat e grave”. Drafti nuk përmend trajtimin që i bëri Turqia grupit Dogan Yayin, I cili u gjet me miliona dollarë taksa të papaguara pasi ishte kritik ndaj qeverisë. Opozita e cilësoi këtë si një sulm për ti mbyllur gojën këtij grupi. Diplomatët do ta theksojnë këtë rast në një çështje të ndarë veçmas që do të shoqërojë raportin kryesor. Drafti nxit Turqinë që të normalizojë marrëdhëniet me Qipron. Turqia filloi bisedimet me BE në vitin 2005 së bashku me Kroacinë, por pati një ngërç më pas për shkak së Ankaraja zyrtare refuzoi të normalizonte marrëdhëniet me anëtarin e BE-së, Qipron. Vendet kandidat për anëtar të BE-së, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova po bëjnë një progres jo të ngjashëm, pasi Serbia ka aftësi administrative më të forta për ti çuar para reformat e kërkuara. “Korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë zonën. Çdo ditë ai prek jetën e qytetarëve të këtyre vendeve dhe të bizneseve”, thuhet në draft. Duhet thënë që Islanda, e cila aplikoi për të hyrë në BE pasi u godit rëndë nga kriza botërore mund të pranohet shumë shpejt, madje është thuajse pjesë e zonës “Shengen”
“Komisioni do ti marrë në konsideratë këto elemente në opinionet e tij”, thuhet në draft.