Ndërtohet shkolla e romëve, DRA nuk dërgon mesues
09/10/2009 Investimi në 35 milionë lekë nga PNUD-i, banorët shkresë MASH-it
Ndërkohë keqbërësit kanë filluar ta “zhveshin” godinën
Edhe pse është investuar në shifrën prej 35 milionë lekësh për godinën shkollore në lagjen e romëve në periferi të qytetit të Fierit, punimet duket se kanë shkuar kot. Punimet e kryera për këtë godinë shkollore sa vijnë e shkatërrohen nga dita në ditë, ndërsa askush nuk kujtohet ta kthejë atë në shkollë në favor të vogëlushëve romë. Banorët dhe përfaqësues të këtij komuniteti falënderojnë për investimin e kryer, ndërsa shtojnë se shkaku i mosfillimit të shkollës si për të gjithë fëmijët e tjerë, nuk qëndron tek mentaliteti i tyre, por tek mosdërgimi i mësuesve në këtë shkollë. Kreu i komunës Qendër nga ku përfshihen edhe ky komunitet thekson se ka dërguar në Ministrinë e Arsimit kërkesën për kuadrin përkatës. “Edhe ne kemi kontribuar për ndërtimin e këtij sistemi parashkollor, kopshti për fëmijët romë. Ka qenë një kërkesë e vet komunitetit rom dhe ne e ndërtuam këtë godinë, e cila ka gati 1 vit që ditë për ditë po del jashtë funksionit. Nuk na është caktuar asnjë edukatore për fillimin e viti arsimor në mënyrë që është ky kopsht të vihet në funksion si gjithë kopshtet e tjerë shtetërore. Megjithëse kërkesat që kemi bërë pranë DRA Fier dhe Ministrisë së Arsimit, për të vendosur një edukatore dhe ende nuk kemi një përgjigje të saktë. Ne nuk e kemi lënë në harresë, dhe vazhdojmë të kërkojmë një punonjëse arsimi dhe i bëjmë thirrje drejtorit të DRA Fier, Tahir Kastratit, në mënyrë që ky kopsht të mos shkatërrohet edhe më tej”, thonë banorët. Ndërkohë godina e ndërtuar me fonde të PNUD-it dhe komunës Qendër po shkatërrohet nga keqbërës që e kanë nisur “aksionin” e tyre nga rrjeti elektrik i godinës dhe nga xhamat dhe dyert. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë DAR Fier deklaroi se ka shkurtuar një numër të caktuar arsimtarësh për shkak të uljes së numrit të nxënësve. Po kështu është deklaruar se shumë të sapodiplomuar kanë bërë kërkesë për punësim po që nuk ka vende të lira. A. Damini
Gjirokastër, nuk do të lejohen të shesin ushqime të etiketuara të dëmshme për nxënësit
Largohen shitësit
ambulantë para shkollave
EDI MOLLA
GJIROKASTËR - Drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit të qarkut të Gjirokastrës në bashkëpunim me Drejtorinë rajonale të Arsimit të qarkut të Gjirokastrës kanë larguar përfundimisht, ditën e mërkurë, të gjithë tregtarët ambulantë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre fitimprurëse pranë shkollave të ciklit parauniversitar në qytetin e gurtë.
Ushqime të rrezikshme
Antonela Lena, përgjegjëse e Inspektoratit të Ushqimit pranë Drejtorisë rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit Gjirokastër (DBU), e ka cilësuar këtë iniciativë të ndërmarrë si tepër të domosdoshme për të shmangur tregtimin e ushqimeve të pakontrolluar, sidomos tek konsumatorët e vegjël, të cilët janë të ekspozuar nga tregtarët e papërgjegjshëm.
“Inspektorët që merren me mbrojtjen e konsumatorit kanë vërejtur në terren se shumë tregtarë të vegjël, që prej vitesh kishin zaptuar portat kryesor të shkollave të ciklit parauniversitar në qytetin e Gjirokastrës, kishin krijuar shqetësime tek fëmijët, por edhe tek mësuesit, të cilët në disa raste kanë dërguar urgjentisht konsumatorët e vegjël në spital, për shkak të konsumimit të pakontrolluar të ushqimit”, shprehet Lena. Sipas saj, inspektorët e ushqimit pranë Drejtorisë rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit të qarkut të Gjirokastrës kanë sugjeruar largimin e tregtarëve ambulantë pranë shkollave, gjë që dje është konkretizuar me largimin e tyre përfundimtar.
“Disa produkte ushqimore, si patatina, kruasanë, pije freskuese, bukë të thekura etj., kanë rezultuar të papërshtatshme për shëndetin e konsumatorëve të vegjël, të cilët në disa raste kanë rënë pre e tregtarëve ambulantë”, thotë Lena, duke nënvizuar se tashmë largimi i tyre nga këto ambiente nuk përbën më problem social, pasi ata kanë të drejtë të tregtojnë në vendet e përcaktuar nga pushteti vendorë, kur kontrolli është më i rreptë. Gjithashtu, përgjegjësia e Inspektoratit të Ushqimit, Antonela Lena, ka theksuar më tej, se një ditë më parë në katër supermarketet e mëdha që ushtrojnë prej vitesh aktivitetin e tyre tregtarë, është urdhëruar dalja nga qarkullimi i një sasie të konsiderueshme gjalpi, me origjinë nga rrethi i Fierit.
“Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas analizave që janë kryer disa ditë më parë nga ky institucion. Firma që tregtonte gjalpë me ambalazh të bardhë, në formë 500 gr, nuk plotësonte asnjë kriter për tregtimin e këtij produkti, për shkak të manipulimit dhe mungesës së informacion mbi origjinën dhe përmbajtjen e saj, duke tentuar të hyjë të treg në mënyrë të abuzive”, përfundon deklaratën Lena. Rreth tetë muaj të parë, Drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit për qarkun e Gjirokastrës asgjësoi pesë kilometra larg qytetit të gurtë 544 kuintalë mallra ushqimorë me afat të tejkaluar skadence.