E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Rritet tregtia me njerëz

Tregtia me njerëz në Evropë është rritur për 18 për qind në periudhën 2008-2010, krahasuar me vitet paraprake.

Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se 23,632 njerëz kanë qenë viktima të tregtisë në këtë periudhë kohore.

Sipas raportit, shumica e njerëzve të trafikuar kanë qenë gra (68 për qind), pastaj meshkuj (17 për qind), vajza të mitura (12 për qind) dhe djem të mitur (3 për qind), transmeton Rel.

Nga evropianët, viktima të tregtisë me njerëz janë kryesisht qytetarët e Rumanisë dhe të Bullgarisë, ndërsa jashtë BE-së janë shpesh banorët e Nigerisë dhe Kinës.

Komisionarja evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, ka shprehur habinë se, me gjithë të dhënat alarmante, “vetëm pak vende zbatojnë ligjet kundër trafikimit me njerëz” dhe ka bërë thirrje për respektimin e tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›