E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Shqetësuese mënyra si veproi KQZ. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar

Natasha Butler: Ne vërejtëm gjithashtu çështjen e llogjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota të hedhura gabimisht, dhe kjo  eshte nje ceshtje shqetesuese


Zëdhënësja e Komisionerit të BE-së, Natasha Butler deklaroi se procesi elektoral në Shqipëri nuk ka përfunduar ende dhe se Kolegji Zgjedhor që do të shqyrtojë ankimimet duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Në një konferencë për mediat, Butler u shpreh se procesi i ankimimit duhet të zhvillohet në mënyrë të drejte dhe transparente dhe Kolegji Zgjedhor të funksionojë në kuadrin ligjor të Shqipërisë.

“Pikë së pari, në lidhje me pyetjen se a do ta njohë Komisioni Europian rezultatin e këtyre zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Sigurisht që në fillim ne mbajtëm shënim publikimin, dje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultatit për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Por në vërejtëm gjithashtu çështjen e logjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota të hedhura gabimisht, eshte nje ceshtje shqetesuese. Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende”, tha Natasha Butler, zedhenese e KE-se per zgjerimin.

Procesi zgjedhor konsiderohet i paperfunduar, sepse sic sqaroi Butler, per komisionin eshte e rendesishme edhe menyra sesi do te trajtohen ankesat.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare, megjithë vlerësimin e misionit të vëzhguesve të OSBE-së.Sigurisht që ne presim që procesi i apelit të zhvillohet në një mënyrë krejtësisht të ndershme, transparente si dhe të procesohet me pavarësi. Këtë thirrje ja kishim bërë edhe KQZ-së, e cila duhej të sillej si një institucion kyç dhe i pavarur. Presim gjithashtu që ky proces i apelit të përputhet plotësisht me kuadrin ligjor në Shqipëri. Është gjithashtu e rëndësishme që zgjidhje konsensuale dhe solide të gjenden për ato çështje të cilat nuk mbulohen në veçanti nga kuadri ligjor dhe qe lene hapesire për interpretime. Pra nga kjo pikëpamje ne i bëjmë thirrje liderëve politikë të gjejnë një zgjidhje për këto çështje. Interesi i vendit dhe vazhdimi i integrimit europian duhet te mbizoteroje perpara interesave partiake”, tha Butler.

A i plotesoi Shqiperia standartet nderkombetare me keto zgjedhje? Komisioni Europian me cfare ka verejtur deri me sot, thote ‘jo’.

“Në lidhje me pyetjen se a konsiderojmë ne që këto zgjedhje plotësuan standartet europiane, kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, pasi siç e dini, kjo ishte dhe një nga 12 kriteret e Opinionit të vitit të kaluar. Pikë së pari duhet të them se nuk ka ende një vlerësim përfundimtar për zgjedhjet, pra ne po presim raportin përfundimtar të OSBE-së.Por sigurisht që të bazuar në raportin paraprak dhe në atë të ndërmjetmin, nga njëra anë pamë elemente pozitive, pasi dita e zgjedhjeve ishte disi e qetë dhe votimi shkoi në përgjithësi pa pengesa, përveç disa incidenteve të cilat ne i mbajtëm shënim.Gjithsesi, ngjarjet që ndodhën para ditës së zgjedhjeve dhe në veçanti ato në përiudhën post-zgjedhore, në veçanti ato që ndodhën këto ditët e fundit nuk përputhen me standartet e njohura ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq,  pasi siç jua përmenda standartet për zgjedhjet janë një prioritet kyç për vendin dhe një element thelbësor për përparimin e Shqipërisë në rrugën europiane”, tha Butler.

TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›