Nano duket se e ka gjetur Petro Koçin e PSV-92-shit
Pasi dështoi në tentativën për tu bërë president në 2007-ën, Fatos Nano filloi një lëvizje për shpëtimin e PS-së nga uzurpuesi Edi Rama. Lëvizjes së tij iu bashkua Petro Koçi, një nga themeluesit e PS-së në vitin 1991. Pasi zhvilluan takime në disa qytete së bashku, Nano u kthye në Vjenë dhe ia la gjithë barrën Petro Koçit, i cili themeloi eventualisht Partinë Socialiste të Vërtetë 1991 (PSV-91).
Këto ditë, Nano ka filluar një lëvizje të ngjashme, pasi dështoi përsëri në tentativën e tij për tu bërë president. Edhe kësaj radhe duket se ai e ka gjetur një Petro Koç.
Bardhyl Agasi, edhe ai një themelues i PS-së si Petro Koçi, i ka deklaruar gazetës Tema se dje ka patur një takim me ish-liderin e PS-së, Fatos Nano, i pari si anëtar i lëvizjes së re të këtij të fundit. Sipas Agasit, është kërkuar kontakti me bazën për të sqaruar dhe dëgjuar mendimin e tyre.
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/6/15/nano-duket-se-e-ka-gjetur-petro-kocin-e-psv-92-shit