E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Shqiperia njesoj si Bosnja


Këtë vit Kroacia kryeson listën e Ballkanit si nxënës i shkëlqyer. Komisioni Europian vlerëson nivelin e lartë të përgatitjes së vendit për të qenë anëtare në BE, sic pritet në 1 korrik 2013, megjithëse monitorimi do të vijojë edhe pas anëtarësimit për cështjet e brendshme, gjyqësorit, liritë themeltare dhe konkurrencën.

“Kroacia ka arritur një nivel shumë të lartë përgatitjeje për të marrë përsipër përgjegjësitë për anëtarësim”, vlerëson KE.

Maqedonia, e cila gëzon statusin e vendit kandidat prej gati 6 vitesh, mbetet e bllokuar për celjen e negociatave të anëtarësimit nga Greqia për cështjen e emrit, pavarësisht 3 rekomandimeve pozitive të Komisionit.

Dokumenti konfidencial vlerëson se Shkupi duhet të forcojë përpjekjet në disa fusha të kriterit politik.

“Përpjekje të Në një numër vendesh u vonuan reformat, shpesh si rezultat i zhvillimeve të brendshme politike dhe konflikteve. Vonesat dhe bllokimet ishin vecanërisht serioze në Bosnje dhe Shqipëri.

Komisioni Evropian
Dokument konfidencial i siguruar nga TCH mëtejshme nevojiten, në vecanti për pavarësinë e gjyqësorit, reformës në administratën publike, luftës ndaj korrupsionit dhe lirisë së shprehjes e medias”, thuhet në dokument.

Mali i Zi renditet gjithashtu përkrah vendeve të rajonit që përparuan këtë vit. Pasi fitoi statusin kandidat vitin e kaluar, ai pret rekomandimin pozitiv të Komisionit për celjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe vizitën e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, në Podgoricë të nesërmen e ditës së publikimit të progresraporteve.

Dokumenti vlerëson pozitivisht në përgjithësi përmbushjen e 7 prioriteteve kyce, por në dy prej tyre Komisioni nuk duket fort i kënaqur.

“Komisioni do t'i kushtojë vëmendje të vecantë monitorimit të progresit të Malit të Zi në fushat e sundimit të ligjit dhe anti-diskriminimit, me qëllim mbajtjen e ritmit të reformave në këto fusha”, nënvizon KE.

Shqipëria dhe Bosnja përmenden për krizat politike dhe përfshihen si shembuj të nxënësve të dobët të rajonit.

“Në një numër vendesh u vonuan reforma të rëndësishme, shpesh si rezultat i zhvillimeve të brendshme politike dhe konflikteve. Vonesat dhe bllokimet ishin vecanërisht serioze në Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri. Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, kapacitetet administrative, papunësia dhe reforma ekonomike mbeten sfida madhore në shumicën e vendeve. Ka patur një numër zhvillimesh shqetësuese në fushën e lirisë së shprehjes në media”, theksohet në dokument.

Kosova kritikohet për zgjedhjet, mungesën e reformave, administratën e dobët e gjyqësorin. “Pas zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre për presidentin nga Parlamenti, pak progres zuri vend përsa i takon axhendës së reformave. Zgjedhjet në vetvete shënuan parregullësi serioze që duhen adresuar, thuhet në dokument.

Ndërsa ende nuk dihet nëse vendi do të nisë apo jo dialogun e vizave dhe të vendosë marrëdhëniet tregtare me BE-në, zhvillimet e fundit në veri të Kosovës përmenden me shqetësim në dokumentin paraprak të Strategjisë së Zgjerimit.

Qëndrimi i Beogradit së fundmi në procesin e dialogut me Prishtinën mund të ndikojë në vlerësimet e Brukselit për t'i dhënë ose jo vendit statusin kandidat, pavarësisht vlerësimeve pozitive për ekonominë, gjyqësorin dhe dorëzimit të dy kriminelëve të luftës në Hagë.

Për këtë cështje, Komisioni duhet të bindë ende dy vendet anëtare skeptike, Holandën e Gjermaninë. Të premten e ardhshme, shefat e kabineteve diskutojnë në Komision mbi Strategjinë e Zgjerimit, e cila finalizohet në mbledhjen e 6 tetorit nga Kolegji i Komisionerëve, për t'u shpërndarë më pas, bashke me raportet e vecanta të progresit për secilin vend, më 12 tetor. Integrimi
Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
“Të vendosur për integrimin në BE”

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ambasadorët: Bashkiakët larg militantizmit
Drejtuesit e pushtetit vendor nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në një konferencë bashkëpunimi organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ne bashkepunim me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
Ekspertët e Metës harruan të betohen
Kolegji Penal i Gjykates së Lartë organizoi te merkuren një seancë jashtë radhe të procesit ndaj Ilir Metës. Kjo për shkak se gjykatesit kishin harruar te bejne betimin e tre eksperteve, te cilet do te bejne ekspertimin e videos se skandalit Meta – Prifti.
Midis mafies dhe ndotjes akustike
Ilir Yzeiri- Shpeshherë, kur ndien se nuk ke asnjë lidhje me gjithë sa thuhet e bëhet në këtë vend, gjithmonë kur të mbyt zhurma e bezdisshme, e mërzitshme dhe shurdhuese e fjalëve që nxjerrin nga goja ata që gënjejnë këtë vend, ata që e kanë kthyer në një vend të dhunshëm këtë tokë, ata që, tash së fundi, edhe duan ta kthejnë në një kazan të madh plehrash, pra, sa herë që kujtohem se në cilin vend jetoj, mundohem të mos e mbaj mend vitin, muajin apo ditën në të cilën ndodhem. Anti-amerikanizmi i domosdoshëm
Artan Lame - Në dhjetor 1945, u zhvilluan në Shqipëri të parat dhe të fundit zgjedhje, ku ende mund të votohej në kohë të Komunizmit. Komunistët morën 97% të votave. Në këtë pikë, Enver Hoxha nuk merrej me këta 97% që e mbështesnin, por e kish hallin te ata 3% që e votuan kundër. Pas kësaj, për 40 vjetët vijues, votimet dolën 99,9999%. Top Show, Lugina e Harruar
Problematika e jetës së përditëshme të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u trajtua gjërësisht në Top Show në puntatën e titulluar “Lugina e harruar”.


Lajmet kryesore

BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
Vrasjet e rënda, pa autor!
Pirateria, superaksion në Kosovë
Ambasadorët: Bashkiakët larg militantizmit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›