Shoqëria e Librit: Panairi i Librit po deformohet
28/09/2011 Organizimi i Panairit të Librit, tani një aktivitet i përvitshëm, tepër i rëndësishëm për jetesën dhe mbijetesën e librit shqiptar ka marrë një drejtim aspak pozitiv e po deformohet.
Kështu deklaroi dje para medias Shoqëria e Librit Shqip, e cila nuk ka ngurruar të flasë për problemet e librit shqip dhe “pazarllëqet” e atyre që merren me organizimin e panairit të tij. “Edhe këtë vit, si përherë në muajin nëntor, do të zhvillohet Panairi i Librit të Tiranës i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë e përfaqësuar nga z. Petrit Ymeri. Publiku ndoshta nuk do ta vërejë menjëherë ndryshimin nga vite të tjera: Stenda të mëdha në qendër të tij e në disa kënde të katit të poshtëm, stenda të vogla të vendosura kryesisht në katin e sipërm, drita, reklama dhe postera të mëdhenj. Megjithatë, organizimi i këtij Panairi kaq të rëndësishëm për jetesën dhe mbijetesën e librit shqiptar ka marrë një drejtim aspak pozitiv e po deformohet”.
Ndërsa ka folur për mënyrën si përdoret një aktivitet i tillë nga drejtuesit e Shoqatës së Botuesve, Shoqëria e Librit Shqip është ndalur në llogari të thjeshta financiare në lidhje me Panairin.
“Konkretisht, organizatori i panairit, i cili vepron në emër të një shoqate që nuk dimë se sa i përfaqëson botuesit shqiptarë, ç’anëtarësi e kuotizacione botuesish ka, por që përfaqëson një traditë në organizimin e Panairit, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë shpjegim ngriti çmimin e stendave për çdo botues me 40%: nga 7000 lekë për m2 që ishte në vitin 2010 në 70 euro (! pse euro?) për m2. Ndërkohë, sipas informacionit që morëm nga administruesit e Pallatit të Kongreseve, nuk ndryshon këtë vit në krahasim me vjet qiraja e kërkuar prej tyre për këtë Panair, pra ajo është përsëri afërsisht 7.900.000 lekë. Po t’i shtojmë kësaj shume pagesat kryesore që duhen për të ngritur stendat dhe mirëmbajtur ato, çmimi për metër katror nuk shkon më shumë se 5.800 lekë. Me ç’argument atëherë e ngriti këtë çmim me 40% z. Petrit Ymeri?”, vërehet mes të tjerash. Si të mos mjaftojë marzhi prej gati 50% i fitimit prej shitjes së sipërfaqes për stenda, organizatori i panairit, mbasi ka lidhur kontratat me botuesit, vazhdon të kërkojë sponsorizime nga institucione të shtetit dhe fondacione të ndryshme për të rritur hyrjet e tij. Edhe një paradoks tjetër: këtë vit ai po kërkon qira për sallat e promocionit të librave, kur këto ka qenë gjithmonë falas për botuesit. “Në emër të librit shqiptar këto veprime, në emër të një shoqate të botuesve shqiptarë, prej së cilës disponon një firmë dhe një vulë.
Ka shumë të ngjarë që edhe këtë vit shteti shqiptar ta ndihmojë këtë panair. Si do të veprojë në këtë rast organizatori, mos do rimbursojë gjë një numër botuesish që e kanë pranuar tanimë çmimin arbitrar prej 70 eurosh për metër katror? Transparenca dhe argumentet nuk u bënë asnjëherë të ditura nga çasti i përhapjes së shkresës përkatëse prej tij në fund të muajit qershor”. Të shqetësuar jo thjesht për rëndimin e pagesave për secilin nga botuesit pjesëtarë të Shoqërisë së Librit Shqip, por “sidomos për vetë Panairin e Librit dhe të ardhmen e tij”, anëtarët e Shoqërisë së Librit Shqip i kanë bërë disa kërkesa për takim dhe shpjegime organizatorit Ymeri, të cilat ai i injoroi, ashtu si edhe iu shmang ftesës së disa stacioneve televizive për të bërë ballafaqim gjatë muajit korrik.
“Ndërkohë panairi po afron. Botuesit në gjendje më të mirë financiare, e pranuan në heshtje rritjen e çmimit dhe nënshkruan të parët kontratat, sepse alternativë tjetër aktualisht nuk ka”. Edhe pjesa më e madhe e botuesve pjesëtarë të SHLSH pranuan kohët e fundit të marrin pjesë në këtë panair, “pasi me gjithë deformimet që ai po pëson, nuk mund ta bojkotonim atë në grup dhe të prishnim një traditë kaq të mirë, duke i munguar lexuesit”. “Duke bërë hakmarrjen e tij të vogël, organizatori Ymeri ka përjashtuar nga pjesëmarrja në sallën kryesore Dudajn, një nga botuesit më të rëndësishëm të librit artistik, pasi Arlinda Dudaj është sekretare e SHLSH, kurse botuesit tjetër dhe kryetarit të SHLSH Ardian Klosi nuk i ka dërguar as ftesë për pjesëmarrje. Në këtë gjendje rezultati është në fund të fundit një panair që nuk përfaqëson kryesisht kulturën e librit, por tërësisht biznesin me librin. Rezultati është: në ballë të vendit disa stenda të stërmëdhaja, pikësëpari ato të librit shkollor dhe, natyrisht, stenda ‘Dituria’ e organizatorit të panairit, stenda shtypshkronjash e jo botuesish të mirëfilltë”. Sipas Shoqërisë, libri shkollor ka padyshim vendin e tij, vetëm se ky vend është në radhë të parë në shkolla, në muajin shtator, kur blihet me doemos nga prindërit shqiptarë. “Në panair ai duhet paraqitur në mënyrë të ekuilibruar dhe proporcionale”.
Rezultati tjetër është që një numër shtëpish të vogla e të mesme botuesish, të specializuara për disa lëmenj të kulturës, të çmuara për kontributin që japin në ngritjen kulturore të vendit, ose nuk përfaqësohen fare, ose përfaqësohen ngushtë e keq, diku në shkallë ose në katin e sipërm.
“Libri shqiptar sot është në gjendje të vështirë. Veç krizës së përgjithshme dhe ngushticës ekonomike ku ndodhen shumë familje, lexues tradicionalë të librit, shumë intelektualë e studentë, ai vuan përherë e më tepër edhe nga konkurrenca e mediave elektronike. Në këto kushte botuesit shqiptarë kërkojnë solidaritet mes tyre dhe mbështetjen e institucioneve të ndryshme, shtetërore ose jo. Për ta gjendja ‘ngre stendën më të madhe kush ka paranë më të madhe’ është vrastare për të ardhmen e librit, siç është deformim për krejt kulturën tonë. Mirëpo nuk mund të ndodhë ndryshe, kur një person i caktuar, në emër të një tradite dhe vule, akaparon organizimin e Panairit dhe e keqpërdoron atë”, vijon më tej deklarata e SHLSH-së, nëpërmjet së cilës ata kërkojnë të sensibilizojnë opinionin publik “për gjendjen e vërtetë të Panairit të Librit të Tiranës”. Mes të tjerash ata kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe institucione të tjera shtetërore që, nëse e mbështesin këtë Panair, të ndikojnë në uljen e çmimit të stendave, ndërsa nga organizatori i Panairit, Petrit Ymeri, të bëjë sa më parë transparencë të plotë për këtë organizim. “U sugjerojmë gjithë botuesve shqiptarë, të organizohen më mirë në të ardhmen, në mënyrë që vendimmarrja për panaire kaq të rëndësishme të mos ngelet në dorë të një personi dhe arbitraritetit”, përfundon deklarata e SHLSH-së.
Statusi i Shkodrës në Muzeun Kombëtar
Është një kopje e dixhitalizuar e Statutit të Shkodrës ( shek. XIV ), e cila i dhurohet Muzeut Historik Kombëtar nga studiuesja e mirënjohur italiane, prof. Lucia Nadin.
Sot në mesditë në Pavijonin e Mesjetës të Muzeut do të organizohet ceremonia me këtë rast.
Për të pranishmit do të bëhet paraqitja e përmbajtjes së Statutit me anë të një projektori. Për rëndësinë, vlerat e kësaj vepre, si dhe projektet për bashkëpunimin në të ardhmen me MHK, do të flasë drejtori, z. Luan Malltezi. Prof. Lucia Nadin do të prezantojë punën e saj hulumtuese, kërkimore shkencore për veprën në fjalë, si dhe planet për të ardhmen në drejtim të pasurimit të fondeve të MHK.