E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i rritjes se kursimeve


Ekonomia shqiptare ndodhet prej dy vitesh në një situatë të pazakontë, ku nga njëra anë qytetarët kanë ulur konsumin duke rritur kursimet dhe nga ana tjetër këto para bankat nuk po i kanalizojnë në kredi. Sherefedin shehu shpjegon arsyet e këtij ngërci

"Kemi qenë në nje krize globale, jemi ne një ngerc politik, por njëkohësisht kemi edhe një periudhë të paqartë përsa i përket euros dhe të gjitha së bashku kanë një efekt psikologjik. Megjithatë ndjenja e kursimit është ndër 10 pikat që listohen si parakusht për prosperitetin e një kombi", tha Shehu.

Rritja e kursimeve tregon tendencë zhvillimi deri ne nje nivel te caktuar, me tej ajo kthehet ne pasoje negative. Ekonomia shqiptare po shkon drejt kësaj të fundit. Në korrik rritja vjetore e depozitave ishte 109 miliardë lekë, por vetëm 30 për qind e tyre shkoi si kredi për biznesin dhe individët, pjesa tjetër fle nëpër banka.

"Patjetër që kapitalet e fjetura kanë efekt në ekonomi duke ngadalësuar rritjen. Sepse nëse do investoheshin paratë do prodhonin para të tjera", tha Shehu.

Situata nuk është pa zgjidhje. Por për ish-zevendësministrin e Financave ajo është është jashtë qeverisë dhe kërkon që bankat dhe biznesi të ndryshojë sjellje.

"Bankat në Shqipëri kanë mbajtur shumë pak nga efektet e krizës dhe ja kanë kaluar ato të gjitha publikut. Unë mendoj se ka vend që ato të jenë më fleksibile dhe edhe Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë. Qeveria nuk ka shumë për të bërë", tha Shehu.

Pak ditë më parë qeveria uli për të dytën herë brenda vitit vlerësimin zyrtar për rritjen ekonomike nga 5.5 për qind që ishte varianti i saj fillestar në vetëm 4 për qind duke ju afruar vlerësimeve konservatore të FMN-së. 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Pritet ulja e interesave
Banka e Shqipërisë pritet të ulë të enjten normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e cuar kështu sërish në nivelin e ulët historik prej 5 për qind. HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës
Kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se projekti për ndërtimin e rreth 220 hidrocentraleve në vend, për të cilat është dhënë leja koncesionare, nuk po ecën me ritmet e duhura. Zbardhet propozimi i CEZ: Rritje deri në 5% për familjet
Zbardhet propozimi i CEZ-it për rritjen e çmimit të dritave mesatarisht me 4.5 për qind. Sugjerimet e kompanisë çeke prekin më shumë familjet që konsumojnë në muaj më tepër se 300 kilovat.
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Shifra rekord të borxhit tatimor dhe doganor janë zbuluar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, raporti i të cilit është depozituar këto ditë në Kuvend.
Bode takon shefat e BB
Pavarësisht vlerësimeve të ndryshme nga FMN, Banka Botërore, apo BERZH, qeveria shqiptare vijon me të sajën sa i takon rritjes ekonomike.


Lajmet kryesore

BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›