E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet e renda pa autor


Një vrasje e trefishtë ndodhi në Elbasan në mars të këtij viti. Tre persona të së njëjtës familjes në lagjen Syrja Dylgjeri u ekzekutuan me armë zjarri natën.

Vrasësi hyri në shtëpinë e tyre dhe u largua. Policia deklaroi zbulimin e autorëve, për shkak se dyshonte të ishte kryer për hakmarrje.

Në të njëjtën kohë humbi jetën në Vlorë gjatë një shpërthimi me eksploziv një i ri. Eksplozivi iu vendos në automjet dhe shpërtheu me celular. Policia tha se ishte afër zbardhjes së ngjrarjes, por nuk mundi t’i gjejë dot autorët.

Ngjarja ishte tepër e rëndë për opinionin publik në VrasjeHetime për vrasjen e Arjan Selimit Malësi e Madhe, babai qëllon të birinTiranë, ekzekutohet Arjan Selimi Vlorë, i cili do të tronditej po njësoj gjashtë muaj më pas, në shtatorin e këtij viti, ku në të njëjtën mënyrë u hodh në erë Skerdilajd Konomi, gjyqtar në Vlorë.

Në korrikun e këtij viti në Tiranë, u ekzekutua në mënyrë misterioze Sokol Doci. 33-vjecari u vra në orën 1 pas mesnate, në afërsi të shkollës “1 Maji” në Tiranë.

Po në të njëjtën mënyrë misterioze pak ditë më parë u ekzekutua, Arjan Selimi. Ky i fundit, një personazh i njohur në botën e trafikut të drogës në kryeyqytet.

Në të gjitha rastet policia pretendoi se kishte të dhëna në lidhje me zbardhjen e këtyre ngjarjeve, por më pas nuk rezultoi asgjë.

Për të gjitha ngjarjet e rënda, refreni gjithmonë ka qenë: “po zhvillohen hetime intensive, shumë shpejt do të kapen autorët”. C’ka ka ndodhur rallë.

Ajo që ka ndodhur më shpesh është se policia në raste të tilla ia hedh fajinj prokurorisë. Vetë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë një seance dëgjimore në komisionin e sigurisë, u shpreh se i janë dhëna prova organit hetimor për ngjarjet e rënda.

Ai përmendi disa raste kur vrasjet dyshohen se mund të kenë edhe karakter politik, si ajo e deputetit Xhindi apo e kryetarit të komunës së Terthorës.

Drejtoria e përgjithshme e policisë ka sipas statistikave 84 për qind të zbulimit të vrasjeve, por këtë përqindje të lartë vetëm për matematikë, ia përmbush shpesh herë fakti që një pjesë e madhe e vrasjeve në vend janë krime në familje.

Policia shqiptare nuk ka zbuluar të paktën 12 vrasje të rënda gjatë këtij viti, të cilat kanë tronditur opinionin publik.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shkodër, aksidentohet për vdekje 63-vjecari
Një aksident me pasojë vdekjen e një 63-vjecari ka mesditën e së mërkurës në periferi të qytetit të Shkodrës, pranë zonës industriale. Elbasan, arrestohen 2 persona
2 persona janë arrestuar në Elbasan për mbajtje dhe tregtim lëndësh narkotike. Dy aksidente, një i vdekur, një i plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtar. Gjyq vetëm me gazetarët
Kur kanë kaluar shtatë muaj nga arratisja e Abduselam Turgut, të vetmet institucione që kanë reaguar për këtë ngjarje janë Prokuroria e Tiranës dhe gjykatate që kanë marrë të pandehur në mungesë shtetasin turk për largim pa leje nga vendi i vuajtjes së dënimit. Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi
24-vjecarja Sonila Lumi nga fshati Zëmblak i Korcës, pasi është dënuar nga Gjykata e Shkalles së Parë me 12 vjet burg për vrasjen e djalit të saj 18 muajsh sepse nuk i duronte dot të qarën ka apeluar për lehtësimin e dënimit të saj.


Lajmet kryesore

BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja
Pirateria, superaksion në Kosovë
Ambasadorët: Bashkiakët larg militantizmit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›