KE Shqiperia progres per vizat

Top Channel mundi te siguroje dokumentin me shkrim i cili u eshte shperndare sot Parlamentit dhe vendeve anetare te BE-se.
Kriteri i pare ka te beje me zhvillimin e nje strategjie dhe politikave per te mbeshtetur riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar Eshte bere progres i mire. Strategjia per integrimin e qytetareve shqiptare te riatdhesuar 2010-2015 u miratua ne qershor dhe shoqerohet nga nje plan aksioni per zbatimin e tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithe te kthyerve perfshire dhe rastet e kthimit vullnetar dhe ne fokus te vecante eshte kthimi i shqiptareve sipas marreveshjes se riatdhesimit BE-Shqiperi. Strategjia ka nje mekanizem per promovimin e integrimit te te riatdhesuarve qe mbulon nevojat kryesore te tyre te tilla si regjistrimi banesa edukimi dhe punesimi.
Por pas vleresimeve pozitive per kriterin e pare komisioni veren se perpjekjet e autoriteteve shqiptare duhet te vijojne edhe me tej Ne pergjithesi perpjekjet per te garantuar zbatim efikas te strategjise se re dhe planit te aksionit duhet te vijojne. Rendesi te vecante do te kete bashkpunimi i ngushte i te gjitha agjensive te perfshira mbledhja dhe analiza efikase e te dhenave. Do te ishte e keshillueshme qe te rishikohej rregullisht strategjia dhe plani i aksionit sipas eksperiences se perftuar
Ne kriterin e dyte mbi zbatimin efikas te luftes ndaj krimit te organizuar e korrupsionit vendi vleresohet te kete bere gjithashtu progres te mire ne forcimin e kapaciteteve investiguese dhe administrative si dhe ne rritjen e aktivitetit hetimor por rastet e denimit mbeten te ulta sipas raportit.
Numri i rasteve ku nje vendim gjyqesor eshte marre mbetet ende i ulet por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet te reflektohet ne satistikat e gjyqesorit me njefare vonese thuhet ne kriterin e dyte.
Ndersa vleresohen disa amendime te bera se fundi ne kuadrin ligjor si trajnimet dhe bashkepunimi mes institucioneve ne fushen e krimit te organizuar per korrupsionin theksohet se nevojitet me shume progres per te realizuar ne vecanti hetimi efikas qe sipas Komisionit pengohet nga imuniteti i politikaneve apo i gjyqtareve.
Ne shumicen e rasteve te korrupsionit qe jane hetuar jane te perfshire zyrtare te nivelit te ulet. Megjithese ne disa raste eshte hequr dore nga imuniteti i gjyqtareve per te investiguar akuzat per korrupsion. Autoritetet kompetente hetimore duhet te jene me proaktive dhe perdorimi i mjeteve per analizen e riskut duhet te zgjerohen. Me shume progres duhet bere per te amenduar legjislacionin per te garantuar se shtrirja e gjere e imunitetit te gjyqtareve dhe politikaneve nuk rrezikon hetimin efikas te rasteve te korrupsionit thuhet me tej ne kriterin e dyte.
Per kriterin e trete mbi konfiskimin e aseteve kriminale dokumenti vlereson se eshte bere progres i mire Ne menyre qe te arrihet zbatimi efikas i ligjit te Dhjetorit 2009 mbi konfiskimin e te ardhurave nga krimi i ashtuquajturi ligji antimafia burimet njerezore te njesise qe merret me hetimin e aseteve te krimit te organizuar ne nivel qendror e lokal jane shtuar ne menyre thelbesore.Duhet te garantohet interpretimi i bashkuar per zbatimin e legjislacionit nga te gjithe prokuroret. Eshte planifikuar nje rritje e stafit te agjensise per administrimin e aseteve kriminale.
Pas dorezimit te ketij dokumenti Komiteti pergjegjes ne Parlamentin Europian pritet te votoje raportin per liberalizimin e vizave ne mbledhjen e 27-28 shtatorit per ti kaluar me pas seances plenare ne tetor.
Shqyrtimi i kesaj ceshtje nga ministrat e Brendshem europiane eshte planifikuar ne 8-9 nentor. Ne rast se ne kete Keshill merret vendim pozitiv qytetaret shqipetare te pajisur me pasaporta biometrike mund te levizin lirshem ne zonen shengen te BE qe ne fillim te dhjetorit te ketij viti.