Rama Qeveria biznes me fitim

Megjithate zoti Rama theksoi se partia socialiste do te vazhdoje ti pergjigjet klanit korruptiv te qeverise me faktet e publikuara nga selia roze.
Do te vazhdojme te provojme me fakte kete deformim sistemik te qeverisjes nga nje proces administrimi i puneve te vendit ne interes te publikut ne nje proces te kriminalizuar nga presioni i interesave ekonomike te oborrit te pushtetit. Grupi yne i transparences se qeverisjes do te publikoje neser nje dokument qe provon sesi e gjithe makina e shtetit keshilli i ministrave ministrite agjencite shteterore vihen ne levizje nga seksere qe operojne per llogari te qeveritareve tha Rama.
Ne situaten kur kriza politike nuk po merr zgjidhje dhe palet nuk po perparojne ne gjetjen e gjuhes se perbashket kryetari i Partise Socialiste sheh vetem nje rrugdalje.
Por cka ndodh perdite prej 15 muajsh eshte rezultati i votave te vjedhura dhe kutive te mbyllura. Zgjedhjet u vodhen qe te privatizohet qeveria dhe te grabitet Shqiperia. Dje nga qeveria iku Prifti po jo Djalli qe ka mberthyer per fyti Shqiperine korrupsioni gerryes qe po shkaterron ekonomine e familjeve shqiptare per te pasuruar nje grusht njerezish. Shqiperia sot eshte me e kercenuar se dje. Kjo qeveri duhet te largohet dhe ne do te bejme cdo gje qe mundemi per ta larguar tha Rama.
Per kreun socialist kjo qeveri eshte kthyer ne nje biznes fitimprures te ministrave dhe rrethit te kryeministrit qe sipas Rames abuzojne me pronat dhe pasurite publike.
Biznesi me koncesionet e hidrocentraleve rezulton te jete shume fitimprures per ata qe i perfitojne ato por specialistet deklarojne se procesi i dhenies se lejeve fsheh shume dyshime. Projektet ne shumice jane manipuluar dhe rrezikojne ta kthejne ate ne deshtim.