Kaosi me koncesionet HEC-et me fitim

Vetem ne vitin 2009 qeveria shqiptare dha 141 hidrocentrale te vogla dhe te mesme kur per 50 vjet me radhe ishin ndertuar vetem 40 hirocentrale te tille. Por kjo fushe duket me aq interes pasi sic po tregojne dhe faktet e fundit ne jo pak raste perfitues kane qene zyrtare te niveleve me te larta.
Formula qe vendos cmimin me te cilin KESH-i blen energjine nga hidrocentralet e vogla bazohet tek cmimet e importit. Por kete vit ato kane rene nga 9.2 ne 6 leke dhe kjo tendece e cmimeve ka prishur planet e biznesit per subjeket qe kane perfituara koncesione per ndertimin e HEC-eve. Ndaj enti dhe qeveria pritet qe shume shpejt te miratojne nje tjeter formule per te rritur cmimin.
I sugjeruam qeverise qe te rishikoje cmimin dhe qeveria e pranoi pasi duhej nje formule e re per cmimin thote Bujar Nepravishta kryetar i Entit Rregullator te Energjise.
Por edhe me gjithe keto lehtesira kjo industri eshte futur ne ngerc. Nga 220 hidrocentralet qe jane dhene me koncesion ne 5 vitet e fundit jane ndertuara vetem dy prej tyre ose me pak se 1 per qind. Eksperti i Energjitikes Pajtim Bello thote se ne shume raste jane manipuluar detajet teknike te projektit per efekt te tenderit dhe tani ato smund te ndryshohen me pasi eshte e ndaluar me ligj.
Ne kriteret e tenderave u futen kushte teknike. Sot ka projekte qe per te njejtin vend njeri merr 1 meter dhe tjetri 1.5 meter kub thote Bello.
Bankat nuk i kreditojne projektet opotimiste te cilat kane fituar tenderat nderkohe qe problem tjeter mbetet edhe pronesia. Shumica e koncesioneve kane tejkaluar cdo afat ligjor.
Kjo histori e shkurter e koncesioneve nuk ka mbetur me nje ceshje biznesi por ne te eshte perfshrie edhe politika. Perfitimet e pritshme dhe menyra e shperndarjes se ketyre pasurive publike jane kontestuar fort nga opozita e cila ka denoncuar me fakte se shpesh shume koncesione jane dhene per famljare te lidhur me pushtetin.