E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Largimi i Priftit shpartallimi i qeverise

Largimi i djeshem i ministrit te ekonomise tregoi shpartallimin moral te ketij pushteti . Keshtu eshte shprehur kreu i PS-se Edi Rama ne nje konference per shtyp duke iu referuan ndryshimeve ne qeveri. Sipas tij largimi i Priftit tregon se qeveria eshte kthyer ne veprimtari fitimprurese ne llogari te oborrit te pushtetit.

Dje iku Prifti po jo djalli qe po shkaterron ekonomine e vendit dhe po i varferon edhe me teper shqiptaret theksoi Rama duke shtuar se neser Partia Socialiste do te publikoje nje dokument i cili do te tregoje me se miri korrupsion e kesaj qeverie.

Sipas tij dokumenti i cili do te publikohet neser nga PS-ja do te tregoje se si vihen ne levizje seksere te ndryshem te cilet operojne ne llogari te qeveritareve.

Gjithashtu Rama theksoi se situata politike dhe ekonomike ne vend eshte rezultat i votave te vjedhura dhe kutive te mbyllura duke shtuar se opozita do te beje ceshte e mundur per ta larguar kete qeveri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›