E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Te intensifikohen fushatat e informimit per liberalizimin e vizave

Në një intervistë ekskluzive për ABC Neës dhe Tv Klan, zëdhënësi i komisioneres për punët brendshme dhe liritë civile, Cecilia Malmström i kërkon shtetit shqiptar dhe vendeve të tjera të Ballkanit të intensifikojnë fushatat e informimit për liberalizimin e vizave. Sipas zëdhënësit Michele Cercone, fushatat nuk janë vetëm afatshkurtra, por ato duhet të shtrihen në një periudhë afatsmesme dhe afatgjatë, pasi vërehen abuzime me azikërkues nga Ballkani në shtete anëtare të BE-së në sezone të caktuara. Kjo ve në rrezik lliberalizimin e vizave.

Ne vijim intervista e plotë e zëdhënësit të Komisionit Evropian:
Pyetje: Duke u nisur nga abuzimi i qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë me liberalizimin e vizave, Komisioni Europian u kërkoi Shqipërisë dhe Bosnjës që të kryenin fushata informimi për qytetarët e tyre, që të mos kishte më abuzime. A ishte fushata e informimit me të gjithë elementët e saj informues një nevojë ?

Michele Cercone: “Kjo fushatë është ende një nevojë, pasi situata në vendet e Ballkanit, që kanë përfituar liberalizimin e vizave nuk është optimale. Na vijnë informacione që ka ende fluks qytetarësh nga Ballkani, që kërkojnë azil në disa shtete anëtare të BE-së në sezone të ndryshme për motive të pajustifikueshme. Në fakt, shumica e qytetarëve janë udhëtarë të rregullt, të pajisur me dokumentacionin e duhur, ndaj mund të themi që sistemi funksionon. Por ka një tendencë abuzimi që krijon probleme në disa shtete anëtare. Është e nevojshme që të gjitha vendet e Ballkanit të angazhohen për të shkëmbyer informacion. Së pari, duhet treguar kujdes kundrejt agjensive të udhëtimit që manipulojnë udhëtarët dhe u krijojnë iluzionin që mund të përfitojnë azil në BE. Së dyti, duhen intensifikuar fushatat e informacionit. Edhe pse ato janë në vijim, duhen shtuar përpjekjet. Kjo pasi sipas raporteve tona, shpesh azikërkuesit janë nga komunitete të ndryshme të shoqërisë si romët, duke forcuar njëkohêsisht integrimin dhe asistencën ndaj tyre në shoqëri. Pra, fushatat e informimit duhen intensifikuar, pasi zbuzimi me azilin në shtete anëtare ve në rrezik lliberalizimin e vizave.

Pyetje: Pra, nëse ju kuptoj drejt, ju i kërkoni edhe Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të tjera të përforcojnë këto fushata ?

Michele Cercone: "Është një përpjekje që ju kërkohet të gjithë vendeve të Ballkanit. Sigurisht ka ndryshim midis vendeve të Ballkanit, por është e vështirë të analizohen tendencat, sepse shpesh flukset e azilkërkuesve janë sezonalë dhe nuk lejojnë një vizion të qartë për një periudhë afatgjatë. Ndaj ne i kërkojmë të gjitha shteteve, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë që të vazhdojnë përpjekjet për të informuar dhe sqaruar qytetarët e tyre, se cilat janë të drejtat që rrjedhin nga liberalizimi i vizave, por edhe t’ju shpjegojnë atyre se abuzimi i disave mund të vejë në rrezik lirinë e lëvizjes që rrjedh nga liberalizimi i vizave."

Pyetje: Atëherë, debati që po zhvillohet në Shqipëri, sipas të cilit paratë për fushatat e informimit, duke përfshirë reklamat janë harxhuar kot, rezulton të jetë absurd ?

Michele Cercone : "Përpjekjet nuk janë vetëm afatshkurtra. Ato duhet të jenë afatmesme dhe afatgjata. Kjo pasi, informacioni duhet të arrijë në zona të thella, ku nuk është e lehtë të arrijë informacioni. Ndaj duhet patur një target shumë preçiz, si në nivelin sasior ashtu dhe atë cilësor për transmetimin në zona të ndryshme gjeografike. Jo vetëm që nuk mund të thuhet, se përpjekjet deri tani nuk kanë shërbyer, por ato duhet të intensifikohen edhe në kuadrin e fushatës së informimit, edhe të luftës kundër abuzimeve"

Pyetje: Duke ndjekur të njëjtën llogjikë, Komisioni Europian nxit edhe spotet apo reklamat publicitare për tu siguruar që informacioni arrin në çdo zonë gjeografike të vendit ?

Michele Cercone : "Kush më mirë se shtetet vetë, qoftë ai shqiptar, apo shtete e tjera të Ballkanit e dijnë, se cilat janë metodat më të mira për të organizuar fushata informimi efikase ?Pra, u takon shteteve vetë të përcaktojnë se si do ti kryejnë këto fushata dhe përmes cilave kanaleve. Atë që kërkon Komisioni Europian është që të intensifikohen fushatat e informimit, në mënyrë që të mos rrezikohet liria e lëvizjes në zonën Shengen nga e cila përfitojnë qytetarët e Ballkanit. Pra, sforcot nga shtete duhet të shtohen."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›