E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti takon Ali Ahmetin diskutohet bashkepunimi politik e ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti u takua në Pogradec me kreun Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti. Ata theksuan domosdoshmërinë që niveli aktual politiko-diplomatik i marrëdhënieve mes të dy vendeve të shoqërohet me bashkëpunim më produktiv në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë, vecanërisht u theksua nevoja e realizimit të një bashkëpunimi më të ngushtë ekonomik. Zoti Panariti i vlerësoi si shumë të rëndësishme për stabilitetin e Maqedonisë, marrëdhëniet ndëretnike në vend, veçanërisht ato mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Panariti dhe Ahmeti përshëndetën përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe theksuan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik Kosovë-Serbi. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë u diskutua mbi punën që po bëhet, kalendarin e aktiviteteve dhe koordinimin e hallkave përgjegjëse në të dy vendet tona

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›