KE: Të krijohet komisioni për paqen në ish-Jugosllavi
SARAJEVË - Këshilli i Evropës rekomandoi sot gjatë një konference në Sarajevë krijimin e një komisioni rajonal për të vërtetën dhe paqen e vendeve të ish-Jugosllavisë, të prekura nga konfliktet e përgjakshme në vitet 1990.
"Shtetet e rajonit duhet të mbështesin krijimin e një komisioni rajonal për të vërtetën dhe paqen dhe të sigurojnë burimet e nevojshme si njerëzore, si financiare për funksionimin e tij'', theksoi Këshilli i Evropës në një raport për drejtësinë pas luftës dhe vendosjes së paqes afatgjatë në ish-Jugosllavi.
(d.b/BalkanWeb)