E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, 44-vjecari i lidhur në krevat para gjyqtarëve

BRITANI- Kjo mund të cilësohet si historia që do të shënjojë historinë e legjislacionit britanik jo vetëm për shkak të kompleksiteti të saj por edhe mënyrës së trajtimit nga ana e gjyqësorit britanik.

Sergei Zolotovsky 44-vjecari i cili është duke u ndjekur nga drejtësia për një vrasje të dyfishtë, ndonëse është duke u kuruar në një spital, u dërgua në gjykatë me një ambulancë, u vendos në një krevat dhe u lidh me aparaturat mjekësore, përpara se të niste procedimi kundër tij.

44-vjecari qëndroi i shtrirë përpara jurisë, dëshmitarëve dhe trupit gjykues, ndërsa akuza argumentoi çështjen dhe parashtroi provat e saj kundër 44-vjeçarit.

Hidraulik në profesion, ai akuzohet se vrau gruan dhe vjehrrën e tij në gusht të 2010, përpara se të tentonte pa sukses të vriste veten, tentativë gjatë së cilës mori vetëm plagë të rënda, nga të cilat ka mbetur pjesërisht i paralizuar.
(el.me/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›