KE: Vizat do i merrni, kur të plotësoni kushtetNga TemaZëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Jean Louis De Brouwer, tha dje në Tiranë se, “koha për një propozim të Komisionit Evropian
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
KE: Vizat do i merrni, kur të plotësoni kushtetNga TemaZëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Jean Louis De Brouwer, tha dje në Tiranë se, “koha për një propozim të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave varet nga shpejtësia, me të cilën Shqipëria përmbushur standardet”.
Ai takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani.
De Brouwer tha se lëshimi i vazhdueshëm i pasaportave biometrike që prej majit 2009 është një hap shumë pozitiv.
Sipas tij, kushtet e tjera që kanë mbetur për t’u përmbushur dhe që duhet të adresohen sa më shpejt të jetë e mundur janë miratimi dhe zbatimi i strategjisë dhe plan-veprimit për luftimin e krimit financiar, projektligji i ri që rishikon ligjin e vitit 2004 për konfiskimin e aseteve kriminale dhe projektligji i ri mbi ndihmën ligjore reciproke ndërkombëtare.
“Gjithashtu, rritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të kufijve dhe migracionit është shumë e rëndësishme. Bashkëpunimi mes agjencive të zbatimit të ligjit, mes gjyqësorit dhe prokurorisë, duhet të rritet që krimi i organizuar dhe trafiqet të luftohen me efektivitet. Për këtë arsye është e rëndësishme që të sigurohet akses i drejtpërdrejtë te sistemi i informacionit të inteligjencës kriminale MEMEX nga të gjitha njësitë rajonale të policisë dhe autoritete të tjera të zbatimit të ligjit. Përmirësimi i kapacitetit hetues të policisë dhe prokurorisë është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, - tha De Brouwer.