KE, autorizon dy vaksinat e para kundër A/H1N1
Komisioni Europian ka autorizuar dy vaksinat e para kundër virusit të gripit të derrit ose siç njihet ndryshe virusi A/ H1N1. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një deklarate të ekzekutivit në Bruksel. Një nga dy vaksinat, është prodhuar nga laboratori zvicerian Dekka Novartis ndërsa tjetri nga laboratori britanik, GlaxoSmithKline ose(GSK). "Përdorimi i vaksinave do të lejohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, plus Islandën, Lihtenshtejnin dhe Norvegjinë. "Në këtë mënyrë", vijon më tej deklarata, "ne duhet të sigurojnë që të kemi një sasi të mjaftueshmë të vaksinës para se të nisë sezoni i gripit, duke reduktuar kështu rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje dhe vdekjes së qytetarëve europianë." Autorizimi do të jetë i vlefshëm duke nisur nga data 1 tetor. Ndërkaq një fëmijë tre muajsh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit nga gripi i derrit. Bëhet fjalë për një foshnje italian, dhe që gjendet aktualisht në spitalin San Gerardo të Monzas. Ky është rasti i parë i një të sapolinduri që paraqet komplikacione nga virusi A/H1N1. Ka të ngjarë që fëmija të jetë infektuar nga ndonjë person i familjes Bebja tre muajsh ësshtë në terapi intensive dhe frymëmarrja e tij realizohet artificialisht nëpërmjet aparaturave spitalore.