KE do ndërtojë central solar në Qipron veriore
QIPRO- Komisoni Evropian ka filluar projektin për të ndërtuar një central solar pilot në Qipron veriore që do të japë elektricitet gjatë vitit 2009. Rreth 14 milion euro është shuma që ka ndarë Komisioni Evropian për të zhvilluar sektorin e energjisë në Qipron veriore.
Sipas kreut të Zyrës së Programit Mbështetës të BE në Nikosia Alen Bathorel investimet do të bëhen në energjinë solare.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)