E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Partitë mblidhen sot për cështjen e emrit

 

SHKUP- Liderët e katër partive kryesore dhe presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski do të zhvillojnë sot takimin e përbashkët për çështjen e emrit.

Takimi zhvillohet para negociatave midis ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic dhe dy palëve negociuese greke dhe maqedonase, të caktuara për nesër në Nju Jork, ku pritet të prezantohet propozimi final për zgjidhjen e kontestit të emrit.

VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski përmban propozimin e formulës së dyfisht, ku në planin ndërkombëtarë dhe në raport me Greqinë të përdoret një emër i ri do të dal nga kompromisi me palën greke, ndërsa në marrëdhëniet dypalëshe dhe brenda vendit të përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) doli me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit të emrit, me të cilin siç thuhet nuk rrezikohet identiteti nacional, gjuha dhe kultura maqedonase.

BDI njoftoi se mbështesin emrin aktual kushtetues, por sipas kësaj partie do të mbështesin çdo zgjidhje të re të përbashkët. PDSH bërë të ditur se me rëndësi të veçantë për vendin është zgjidhja e problemit, që të mos bllokohen proceset eurointegruese të Maqedonisë.

(s.g/Ina/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›