KE, do të shpërndajë shumë shpejt pyetësorin

Menjëherë pasi Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i hapën rrugë kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Komisioni Evropian ka deklaruar se do të fillojë menjëherë procedurat për të përgatitur opinion. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të marrë së shpejti Pyetesorin prej më shumë se 2 mijë pyetjesh mbi aftësinë e vendit aplikues për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës. Pasi të përfundojë faza që ka lidhje me Pyetësorin, në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendosë nëse do t'i japë apo jo statusin e kandidatit vendit aplikues.
Sipas njoftimit të delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, duke iu referuar edhe progres-raportit, Shqipëria vazhdon të përparojë përsa i përket kriterit politik dhe se ajo ka vënë në zbatim si duhet Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ndërkohë që Komisioni Evropian thekson se Shqipëria ka ende problem me vendosjen e shtetit ligjor, me luften kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit: fusha këto që do të kenë rëndësi të madhe në përgatitjen e opinionit nga Komisioni Evropian.
Sipas Komisionit Evropian vendimi i ministrave të Jashtëm të BE-së për Shqipërinë tregoi edhe njëherë konsensusin e rikonfirmuar për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.