E Shtunë, 31 Tetor 2026

65 vjet nga çlirimi i Tiranës, Rama: Megjithatë s'jemi ende të lirë

Pranimi i statusit të vendit kandidatit për në BE-së për Shqipërinë është pranuar me vonesë dhe për këtë fajtore është qeveria. Kjo ka qenë deklarata e kreut të PS-sëm, Rama i cili theksoi se Shqipërisë nuk po i hapen kufijtë për faj të keqqeverisjes. "Dje BE-ja pranoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE edhe pse është kërkesë e pranuar me vonesë. Jemi vendi i fundit në Ballkan që nuk lëvizim dot pa viza", tha Rama.
Sipas tij, qeveritarët nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë për të hapur kufijtë.
Deklarata e Ramës u bë në një konferencë për shtyp me rastin e 65-vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Rama e cilësoi 17 nëntorin e 1944 si ditën ku u bë beteja më vendimtare për popullit tonë, ndaj nuk do të harrohet asnjëherë. Sipas kryebashkiakut, lufta për Tiranën është një histori e ndritur, sepse kishte në qendër luftën për liri. "Por edhe sot pas 65-vjetësh, liria dhe barazia ende nuk është arritur në vendin tonë, ajo është ende larg ", pohoi ai. Edi Rama theksoi se liria kushtetuese dhe barazia para ligjit, janë vlerat e popujve të lira që jetojnë brenda BE-së.
Festa e Çlirimit të Tiranës është përkujtuar me një sërë aktivitetesh, ku gjatë homazheve ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit Genc Pollo.
Veteranët e luftës kanë takuar kryebashkiakun Edi Rama , në ambientët e bashkisë së Tiranës dhe mw pas kanw vizituar ekspozitwn në qendër të Tiranës , ekspozitë kjo e realizuar nga koleksionisti Valter Gjoni . Festa ka vazhduar me një marshim të bandës së qytetit, drejt bustit tw Ushtarit të Panjohur ku u zhvilluan homazhet pwr nder të të rënëve për çlirimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›