E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet 35-vjeçari, arrestohet autori

Një grindje e çastit pas konsumimit të tepërt të alkoolit ka përfundur me një të vrarë dhë një të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet në Shkozë të Tiranës ku ka mbetur i vdekur Pajtim Elezi dhe për këtë ngjarje policia ka arrestuar si të dyshuar 20 vjeçarin Fatjon Leka. Sipas burimeve nga uniformat blu të kryeqytetit mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën duke u gdhirë dita e martë. Viktima dhe i dyshuari i autor kanë qenë duke pirë në një lokal ku ka nisur edhe grindja mes tyre, në fillim me fjalë e më pas me grushta. Ndërkohë 20-vjeçari sipas policisë ka marrë në dorë sende të forta dhe ka qëlluar për vdekje 35-vjeçarin. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia e cila ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Mësohet se grindja mes tyre ka qenë nën efektin e alkoolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›