KE heton kompaninë e energjisë ĈEZ për prishje të konkurrencësNga TemaKomisioni Evropian lajmëroi se në datën 24 nëntor ka kryer një kontroll në selinë qendrore të kompanisë çeke të energjisë, ĈEZ, pas dyshimeve se ajo mund të jetë përfshir
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
KE heton kompaninë e energjisë ĈEZ për prishje të konkurrencësNga TemaKomisioni Evropian lajmëroi se në datën 24 nëntor ka kryer një kontroll në selinë qendrore të kompanisë çeke të energjisë, ĈEZ, pas dyshimeve se ajo mund të jetë përfshirë në praktika të paligjshme, me synim nxjerrjen e rivalëve jashtë tregut. Kjo kompani vepron edhe në Shqipëri, pasi është pronarja e OSSH, pas privatizimit të saj vitin e kaluar. Në njoftimin zyrtar, ekspertët e Komisionit Evropian lajmëruan se kontrolli i befasishëm është realizuar pas akuzave të kompanive rivale për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe rritje artificiale të çmimeve të energjisë elektrike në vend, por edhe në tregjet rajonale. Edhe në Shqipëri ĈEZ ka kërkuar një rritje të çmimit të energjisë deri më 44,2%, gjë që është vlerësuar si e ekzagjeruar nga ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, si dhe nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Por përfaqësues zyrtarë të kompanisë në Tiranë thanë se nuk kemi të bëjmë me një hetim të mirëfilltë, por me auditim, i cili kryhet në mënyrë të përvitshme. Ky proces nuk ka lidhje me ĈEZ Albania, pasi kjo kompani operon në kushtet e monopolit në vendin tonë. Megjithatë, përmes zëdhënëses, ĈEZ lajmëroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me grupin e ekspertëve të KE për t’i shkuar deri në fund hetimeve, që sipas kompanisë do t’i jepnin fund edhe spekulimeve për shkelje. Kompania ĈEZ e kontrolluar nga shteti është prodhuesi kryesor i energjisë në Çeki, ndërsa ajo operon edhe në 15 vende të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë apo edhe Turqinë.