Aksident tragjik në Fushë-Krujë-Laç, 6 persona gjejnë vdekjenNga TemaNjë aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur gjashtë persona kanë gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Laç, në afërsi të fshatit Derven. Sipas
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Aksident tragjik në Fushë-Krujë-Laç, 6 persona gjejnë vdekjenNga TemaNjë aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur gjashtë persona kanë gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Laç, në afërsi të fshatit Derven. Sipas burimeve të policisë, në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa të Tiranës 1579 A dhe një autoambulancë me targa të Laçit. Këto burime thanë se me automjetin me targa të Tiranës udhëtonin pesë vetë, të cilët kanë humbur jetën të gjithë. Dy prej tyre, edhe pse janë dërguar me urgjencë në spital, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë përplasjes dhe kanë gjetur vdekjen për shkak të plagëve të shumta. Ndërkohë, tre të aksidentuarit e tjerë mësohet se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Në autoambulancën me targa të Laçit ka qenë duke udhëtuar vetëm shoferi i automjetit, i cili ka humbur jetën në vend. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimave, duke qenë se nuk ka mundur dot që t’i identifikojë. I vetmi i identifikuar është drejtuesi i autoambulancës, i cili është Vlash Suti, ndërsa policia është duke identifikuar viktimat e tjera. Sipas burimeve të policisë, në momentin fatal, kur dhe ka ndodhur aksidenti i rëndë, autoambulanca me targa të Laçit ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, ndërsa automjeti me targa të kryeqytetit ka qenë duke udhëtuar në drejtim të kundërt. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë. Nga hetimet e para zyrtarë të policisë pohuan se dyshohet se aksidenti tragjik ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe pakujdesisë së drejtuesve të automjeteve. Gjithsesi, ata thanë se janë duke hetuar për këtë ngjarje të rëndë, me qëllim zbardhjen e plotë të saj. Akset veriore, sidomos ai i Fushë-Krujës, janë kthyer në një problem të vërtetë për policinë, pasi aty ndodh edhe numri më i madh i aksidenteve rrugore. Shkak për këtë mendohet që të jetë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtojnë drejtuesit e automjeteve, por edhe mungesa e sinjalistikës rrugore, si dhe mbikalimet për kalimtarët. Sipas statistikave të policisë, në Shqipëri pothuajse çdo ditë, si pasojë e aksidenteve rrugore, një person gjen vdekjen, ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.