KE interesohet për zbatimin e ligjeve për Prizrenin dhe Hoçën

Zyrtari për politika nga njësia për Kosovën në Komisionin Europian, Lukas Holub, sot u takua me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, për t’u njoftuar nga afër me çështjen e zbatimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Fshatin Hoçë e Madhe. Puna e Holub gjithashtu përfshinë edhe përgatitjen dhe hartimin e raportit të progresit për Kosovën, transmeton RTK.Pas njoftimit me ecjen e procesit të implementimit të ligjeve nga ana e Ministrit Gashi, Holub tha se Komisioni është shumë i kënaqur me progresin e arritur në njërën nga prioritetet afatshkurtëra të dala nga studimi i fizibilitetit.
Vizita e Holub në MMPH përkon me themelimin e Këshilleve Zbatuese dhe Monitoruese në Komunat e Prizrenit dhe Rahovecit. Këto Këshille, si dhe implemetimi i tërësishëm i këtyre ligjeve, kanë qenë kushte parësore në studimin e fizibilitetit, për të arritur deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Pas njoftimit me ecjen e procesit të implementimit të ligjeve nga ana e ministrit Gashi, Holub tha se Komisioni është shumë i kënaqur me progresin e arritur dhe realizimin e njërës nga prioritetet afatshkurtëra të rekomanduara në studimin e fizibilitetit. Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, OSBE-në, përfaqësuesin e Zyrës Greke në Prishtinë dhe Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Prishtinë, MMPH ka inicuar procedurat me kuvendet komunale të Prizrenit dhe Rahovecit për themelimin e KZM-ve në këto komuna./Indeksonline/