Viktima e dytë nga gripi i derrit në Maqedoni

Shënohet ne Shkup viktima e dyte nga virusi H1N1, njohur ndryshe si gripi i derrit.Sipas Klinikes Infektive në Shkup bëhet fjalë për një pacient te lindur në vitin 1961, i cili ishte shtuar ne spital më 23 janar, në gjendje të rëndë, për shkak të prekjes nga virusi te mushkërive, transmeton INA.
Nga analizat laboratorike ka rezultuar se tek pacienti ishte izoluar visuri i gripit A(H1N1). Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 126 raste të pacientëve që kanë ankuar me virusin e gripit sezonal, por që të gjithë janë shtruar në Klinikën Infektive.
Gjatë muajit të kaluar u regjistrua viktima e parë nga virusi i ashtuquajtur si “gripi i derrit” dhe bëhej fjalë për një qytetar nga Tetova./Indeksonline/