E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj i shkruan John Kerryt

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar John Kerryn, për emërimin në postin e sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hoxhaj ka shprehur përgëzimet dhe konsideratat më të larta për personalitetin e sekretarit Kerry, i cili do të udhëheqë politikën e jashtëm të SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëset më të fuqishme, përkushtimi i pakufishëm i të cilave, do të çmohet gjithnjë, ndërkohë që Kosova vazhdon të tejkalojë sfidat dhe të arrijë progres më të madh. Angazhimi ynë për integrim evropian dhe anëtarësim të plotë në komunitetin ndërkombëtar është i palëkundshëm dhe gjithnjë e më i fuqishëm, duke u bazuar në mbështetjen e SHBA-ve”, thuhet në telegram.

Duke iu referuar faktit se gjatë këtij muaji, Republika e Kosovës shënon 5 vjetorin e pavarësisë, Hoxhaj thekson se shteti i Kosovës është bërë një vend i lirisë, paqes dhe prosperitetit për të gjitha komunitetet./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›