E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/ministri i Financave takoi zyrtarët e BERZH-it

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu sot ka pritur në takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili kryesohej nga Jean-Marc Peterschmit, drejtor menaxhues në BERZH për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Zëvendësministri Avdiu duke njoftuar delegacionin e BERZH-ës me rrjedhat në Ministrinë e Financave dhe zhvillimet në sektorin e Financave publike të vendit, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për angazhimin e BERZH-it gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe uroi për një bashkëpunim të suksesshëm. Gjithashtu ai falënderoi edhe Ministrin Hamza për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë procesit të anëtarësimit të vendit tonë në BERZH.

Z. Petersschmit e ka informuar zëvendësministrin Avdiu për planeve të BERZH-it për bashkëpunim me Kosovën, me theks të veçantë rreth strategjisë trevjeçare të BERZH-it për Kosovën, dokument ky i cili është duke u përgatitur. Ndër sektorët ku BERZH pritet të përfshihet në vend bëjnë pjesë zhvillimi ekonomik me theks të veçantë në sektorin privat, pastaj sektori bankar, energjia, infrastruktura, etj.

Zëvendësministri Avdiu theksoi se Ministria e Financave është shumë e përkushtuar për bashkëpunim me BERZH-in, dhe duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të realizohet edhe në përgatitjen e dokumentit të strategjisë për Kosovën, duke reflektuar prioritetet e Qeverisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›