E Diel, 1 Nëntor 2026

KE investon në infrastrukturën rrugore

Prishtinë-Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë njoftoi sot fillimin e rindërtimit të pesë urave në rrugën që lidh Kosovën me Maqedoninë. Shefi i Zyrës, Renzo Daviddi, tha se rindërtimi i pesë urave do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të Kosovës.

Sipas Zyrës ndërlidhëse të KE-së, projekti me vlerë 7 milionë euro parashikon rindërtimin e urave sipas standarteve evropiane për infrastrukturën rrugore dhe standardet relevante ushtarake. Projekti po ashtu përfshin edhe riparimin e rrugëve që lidhen me këto ura dhe do të zgjasë rreth 18 muaj.

BE-ja ka investuar më shumë se 50 milionë euro në projekte për infrastrukturën rrugore të Kosovës, përfshirë rrugët, urat, hekurudhat dhe transportin ajror, dhe mbi gjashtë milionë euro për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Transportit dhe Komunikacionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›