E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fashi fton qytetarët të vetëditësohen për shëndetin

Prishtinë-Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka ftuar qytetarët që të vetëdijesohen në lidhjen me rëndësinë e ngritjes së nivelit të higjienës në institucionet shëndetësore, publike dhe ato arsimore, ndërsa inkurajoi IKSHP dhe OBSH-në në intensifikimin e aktiviteteve lidhur me parandalimin e shtrirjes së etheve hemorragjike.

Këto deklarata ai i ka bërë të premten gjatë një konference, ku u diskutua rreth temës "Parandalimi i etheve hemorragjike dhe Influenca A", qëllimi i së cilës ishte shqyrtimi i çështjeve epidemiologjike të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, me theks të veçantë, Ethet hemorragjike Krime-Kongo dhe gripi A H1N1.

"Ju lus që të vazhdoni mbështetjen me qasje të re, së bashku me ju drejtorët e shëndetësisë së komunave, epidemiolog të Republikës së Kosovës, inspektorë sanitarë dhe shëndetësor dhe mediumet elektronike dhe të shkruara. Së bashku do t'ia shpjegojmë qytetarëve të Republikës së Kosovës rrezikun për shëndet, nëse nuk respektohen udhëzimet për parandalim dhe evitim të influencës A, të etheve hemorragjike", ka thënë Gashi.

Ministri i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e faktit se Instituti Kombëtar i Shëndetit posedon laborator për diagnostifikimin e sëmundjeve, për të cilin diagnostifikim para një viti ka qenë dashur të pritet me ditë dhe javë.

Gashi vlerësoi lart punën e IKSHP dhe OBSH-së për masat e ndërmarra lidhur me gripin e derrave dhe i inkurajoi ata në intensifikimin e aktiviteteve lidhur me parandalimin e shtrirjes së etheve hemorragjike. /rtv21/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›