Dorëheqje kolektive në partinë e Cërvenkovskit
Shkup-Drejtuesit e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, kanë dhënë dorëheqje kolektive në prag të rikthimit të pritshëm në krye të partisë të Branko Cërvenkovskit. Zyrtarë të partisë thanë se ky hap u ndërmor që t'i jepej mundësia kuadrove të rinj, të cilët duhet të jenë më të besueshëm dhe me legjitimitet më të madh. Vendimi paraprin zgjedhjen e paralajmëruar të kryetarit të ri të partisë të dielën.
Partia aktualisht ka vetëm ushtrues të detyrës së kryetarit. Ai është Zoran Zaev. Është paralajmëruar se në krye të partisë më të madhe opozitare do të rikthehet Branko Cërvenkovski. Ai pritet ta marrë në dorë partinë pas përfundimit të mandatit presidencial.
'Surpriza'
Z. Cërvenkovski e ka drejtuar LSDM-në që nga themelimi i saj në fillim të viteve ’90. Ish-president dhe ish-kryeministër, ai konsiderohet si një nga figurat kryesore të skenës politike në Maqedoni. Vëzhguesit dhe opinioni presin të mësojnë se cili do të jetë efekti i rikthimit të Cërvenkovskit në partinë e tij.
Pas dorëheqjes të të gjithë drejtuesve aktualë, pritet me interes të mësohen emrat e aleatëve të tij, për të cilët janë paralajmëruar surpriza. Z. Cërvenkovski, pesë vjetë më parë kur u zgjodh President, i la socialdemokratët me mbështetje të madhe në elektorat.
Por partia e tij është aktualisht në opozitë dhe ka numrin më të vogël të deputetëve në historinë e saj.Sipas disa sondazheve, LSDM-ja tani ka përkrahjen e vetëm 10 përqind të elektoratit, tri herë më pak se VMRO DPMNE-së në qeveri. /bbc/