E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kerkon marrjen e masave duam te hetohet videoja e korrupsionit

BRUKSEL - Nje dite pas publikimit te video-skandalit Meta-Prifti Komisioni Europian ka kerkuar marrjen e te gjitha masave nga drejtesia shqiptare per te hetuar materialin.

Zedhenesja e Komisionit Europian per Zgjerimin Natasha Butler ka folur dje nga Brukseli per kete ceshtje duke iu kujtuar autoriteteve shqiptare se duhet te tregojne pergjegjshmeri ne kete rast pasi lufta kunder korrupsionit eshte nje nga 12 kerkesat e Komisionit Europian per Shqiperine.


Ne sapo jemi informuar per keto zhvillime te fundit ne Shqiperi e nuk mund te komentojme ne menyre specifike.


Sic e dini ekziston nje sistem ligjor ne Shqiperi dhe ky sistem ligjor duhet te zbatohet dhe per kete rast. Nese ky rast do te konfirmohet i takon se pari prokurorise qe te ndjeke bazuar ne informacionet e dhena dhe te ndermarre hetimet qe i vlereson relevante - deklaroi Butler. Ajo kujtoi se Shqiperia ka aplikuar per anetaresim ne prill 2009 dhe Komisioni ka dhene mendimin e tij ne paketen e zgjerimit te 2010-es.


Natyrisht tha ajo lufta kunder korrupsionit eshte pjese e kritereve politike per anetaresim dhe ne fakt paraqet kriterin kyc pra sic e thate ne 12 prioritetet kyce te paraqitura per Shqiperine ne raportin e fundit Komisioni parashtron nevojen per nje gjurme konkrete provash me hetime ndjekje penale dhe denime ne te gjitha nivelet zyrtare.


Kjo duhet te ndodhe ne Shqiperi sikunder edhe ne te gjitha vendet e tjera kandidate e potencialisht kandidate. Nuk mund te kete pandeshkueshmeri sepse askush nuk eshte mbi ligjin -apeloi ndaj drejtesise shqiptare zedhenesja e KE-se per Zgjerimin.


Ne te gjitha raportet nderkombetare Shqiperia eshte kritikuar per sistemin e drejtesise dhe per te perseritet fjalia se ekziston kultura e pandeshkueshmerise tek zyrtaret e larte per korrupsion. Lufta kunder korrupsionit eshte kerkuar gjithnje nga nderkombetaret si nje element kyc qe do te coje Shqiperine drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Por edhe ne raportin e fundit te Komisionit Europian Shqiperia etiketohet si nje vend ku pandeshkueshmeria eshte kulture.

Topalli takon Berishen


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi rreth ores 1000 nje takim me kryeministrin Sali Berisha. Takimi erdhi pak minuta pas konferences per shtyp te zevendeskryeministrin Ilir Meta i cili deklaroi se i ka paraqitur me shkrim Topallit kerkesen per heqjen e imunitetit per ti hapur rruge sipas tij hetimit te plote nga ana e organit te Prokurorise.


Per te konkretizuar angazhimin tim si Kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim dhe deputet ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne dobi te transparences per cdo akuze per korrupsion dhe shkelje te ligjit ju njoftoj lenien njehere e pergjithmone te imunitetit si shprehje e vullnetit politik ne luften kunder korrupsionit dhe forcimit te shtetit ligjor - thuhet ne letren qe kreu i LSI-se Meta i ka dorezuar personalisht Kryetares se Kuvendit rreth ores 0830.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›