E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni ne Ballkan trondit besimin e Perendimit

Rajoni Orteku i zhvillimeve nga Kroacia Mali i Zi dhe me gjere

Prej kohesh rajoni i Ballkanit eshte trazuar nga rastet e arrestimeve te drejtuesve ose ish-zyrtareve me te larte te ketyre vendeve per raste te korrupsionit. Rasti me tipik ishte ai i ish-kryeministrit te Kroacise Ivo Sanadar i cili u arrestua per afera korruptive pergjate kohes qe kishte drejtuar vendin qe tani pret te marre anetaresimin e plote te Bashkimit Europian. Kjo situate ka ndodhur edhe ne Malin e Zi ku ish-zyrtare te larte tashme jane pas hekurave per ceshtje te korrupsionit. Analistet e ketyre vendeve kane theksuar se keto arrestime kane qene nje shtyse per ta bindur me tej Europen se keto vende jane gati per te qene pjese ne BE. Ne komentin Kudo qe te hidhni sy ne Ballkan do te shihni korrupsion Misha Glen autori i tij analist politik britanik dhe njohes mjaft i mire i rrethanave ballkanike prej afro 30 vitesh shkruan se ka nga ata qe konsiderojne se korrupsioni eshte endemik karakteristik per Ballkanin por megjithate ka edhe nga ata qe shohin shenja konkrete lufte kunder tij. Gjate viteve te tera kriminaliteti dhe korrupsioni kane ndeshur ne pak pengesa duke penguar keshtu zhvillimin e vendeve ballkanike dhe duke demtuar ndikimin e tyre ne Europen Juglindore theksohet ne komentin e lartpermendur te agjencise amerikane te lajmeve ndersa nenvizohet se akuzat kunder tre funksionareve te larte te tre vendeve ballkanike kane kercenuar besimin qe kishte tek ata Perendimi.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›