Tre ne pranga akuzohen per vjedhje me dhune ndaj 2 tregtareve ne Tirane.
TIRANE- Ngjarja ka ndodhur me 11 janar rreth ores 20 ne Koder Kuqe ne Babrru. Duke perdorur maska dhe arme zjarri tre shtetas kane kryer vjedhjen e dy vellezerve tregtare Adriatik dhe Ardian Burgu respektivisht te moshave 18 dhe 32 vjec.
Pas investigimit nga forcat policore u mor masa e ndalimit ndaj shtetasve Agustin Bashkim Nasufi 19 vjec banues ne Babrru Agim Shaban Nasufi 18 vjec banues ne Babrru Arben Lek Gjonkola 21 vjec banues ne Babrru.
Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Agustin Nasufi eshte gjetur nje automatik si dhe 336 cope fisheke dhe nje qese e zeze ne formen e kapucit sende te cilat kane sherbyer per te realizuar vjedhjen.
Aktualisht nga strukturat e hetimit te Krimit po punohet per dokumentimin edhe te vjedhjeve te tjera te kryera nga keto shtetas nderkohe qe materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Vjedhjes me arme e realizuar ne bashkepunim.