KE, kritika të ashpra agjencive të kreditimit
Komisioni Evropian ka kritikuar ashpër agjencitë ndërkombëtare të kreditimit, pas vlerësimit negativ të bërë nga Moody`s për Portugalinë.
Komisioni ka deklaruar se koha e degradimit ishte në dyshim dhe ngriti shqetësimin e një “sjelljeje të papërshtatshme” të agjencive në përgjithësi.
Më herët, ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis tha se veprimet e agjencive lidhur me krizën e borxhit kanë qenë “një marrëzi”.
Ministri gjerman i Financave tha në një konferencë për shtyp, se ai donte të thyente fuqinë e këtyre agjencive dhe të kufizonte influencën e tyre.