KE miraton rezolutën për Shqipërinë

Kongresi i Këshillit të Europës ka miratuar sot me 88 vota pro raportin e raportuesit të partisë popullore gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale të 8 majit dhe situatën post zgjedhore në Shqipëri. Raporti nënvizon se zgjedhjet, përtej kryeqytetit dhe duke lënë mënjanë disa pritshmëri, ishin transparente, megjithatë tensionet ndërmejt dy partive politike kanë qenë të vazhdueshme. Ky aspekt negativ, vlereson raporti, ndikoi në procesin electoral dhe në atmosferën politike. Në pr/ rezolutën e miratuar nga KiE-ja kërkohet që Shqipëria të lërë mënjanë zhvillimet paszgjedhore e të shmangë debatet politike por të gjitha palët të bashkëpunojnë për reformat. Palëve politike u kërkohet të nisin urgjentisht dialogun konsturktiv në të mirë të shqitparëve, dhe për të patur edhe arritje të standarteve të kërkuara. Rezoluta u miratua gjatë seancës së Kongresit të Autoritetit Rajonal dhe Lokal në Këshillin e Europës ku u diskutua për zgjedhjet vendore të 8 majit dhe rekomandimet për zgjedhje më të mira. Ndër të tjera, në raport thuhet se zgjedhjet lokale të 8 majit ishin shumë të rëndësishme dhe ato u zhvilluan në mënyrë demokratike. Sipas raportuesit të Partisë Popullore, Volkram Gebel, numërimi i votave u shoqërua me tensione dhe polaritet politik për shkak të interpretimeve të ndryshme lidhur me procesin.
Në fund të raportit Gebel i bëri thirrje forcave politike në Shqipëri që të nisin menjëherë dialogun politik në mënyrë që të zhvillojnë zgjedhje më të mira në vend dhe të pakontestuara, në të ardhmen. Kongresi në keshillin e europës është gati të mbështesë veprimet për të përmirësuar apo për të shtuar ushtrimin e demokracisë locale, dhe në vecanti të zgjedhjeve locale, për të ndihmuar përfaqësuesit e rinj të zjgedhur në çështjet e demokracisë sociale dhe për të kontribuuuar në implementimin e një klime besimi dhe demokracie të vërtetë.