PD-PS asnje pakt per imunitetin. Rusmali sulmon draftin e BE-se
Dy partite kryesore Partia Demokratike dhe ajo Socialiste treguan edhe njehere dje se per ta bashkepunimi eshte bere i pamundur. Kjo u vu re dje ne konferencen qe u mbajt ne kuader te prezantimit te dy nismave te financuara prej Bashkimit Europian Projekti per anti-korrupsion ne Shqiperi PACA dhe Projekti i konsolidimit te sistemit te drejtesise EURALIUS nisma keto qe te dyja propozojne ngushtimin e imunitetit te zyrtareve te zgjedhur dhe gjyqtareve ne Shqiperi. Perfaqesuesi i PS-se Fatmir Xhafa i cili eshte edhe sekretari i kesaj partie per nismat ligjore dhe homologu i tij demokrat Ilir Rusmali qe eshte edhe kryetar i Komisionit parlamentar te Ligjeve u shprehen formalisht pro ndryshimeve ne Kushtetute per kufizimin e imunitetit por shprehen haptas mosbesimin e tyre se kjo nisme do te realizohej dhe shprehen qendrime te kunderta mbi menyren sesi kjo do te realizohet. Ne replika per kete ceshtje te mprehte te mbetur si shume te tjera mes paleve u perfshi edhe deputeti i PS-se Pandeli Majko i cili ka qene pjese e diskutimeve per kete ceshtje ne vitin 1998 vit ne te cilin u miratua edhe Kushtetuta aktuale. Interesant ishte dhe fakti se perfaqesuesi i PD-se Ilir Rusmali akuzoi ashper ekspertet e PACA-s per draftin duke theksuar se ai dukej sikur ishte shkruar ne Mars dhe hodhi dyshime se mos keta eksperte kerkonin te beheshin pale e mbrojtjes se frontit te ashtuquajtur se statusquo-se se korrupsionit. Ne fjalen e tij deputeti i PS-se Fatmir Xhafa theksoi se opozita ka mbajtur gjate gjithe ketij debati nje qendrim konstant ne kuader te pretendimit se kufizimi ose heqja e imunitetit behet vetem nepermjet ndryshimeve ne Kushtetute. Ne rikonfirmojme se kemi vullnetin e plote politik dhe parlamentar te mbeshtesim iniciativen per amendime kushtetuese per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit qe bazohet ne vleren-parimin e barazise para ligjit dhe synon te adresoje problemet e abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit permes nje procesi transparent parlamentar - deklaroi Xhafa. Por sipas tij keto ndryshime duhet te beheshin ne nje komision ad-hoc i cili do te kryente gjithashtu edhe nje reforme ligjore teresore. Te miratohet menjehere nje komision ad-hoc parlamentar dhe te paraqese nje projekt konkret me propozimet e nevojshme per ndryshime kushtetuese e ligjore pjese e nje reforme qe synon realisht luften ndaj korrupsionit permes forcimit real te pavaresise dhe pergjegjshmerise se institucioneve ligjzbatuese - theksoi Xhafa duke e rritur spektrin e ndryshimeve qe mund te behen ne Kushtetute. Por ne fjalen e tij Rusmali theksoi se korrupsioni nuk mund te luftohej vetem permes kufizimit te imunitetit ne Kushtetute. Teza e atyre qe mbrojne korrupsionin dhe statusquo-ne eshte nuk mund te kete lufte kunder korrupsionit per sa ka kohe qe ka persona qe kane imunitet. Kjo nuk eshte e vertete eshte monedhe kallpe qe ju servirin - evidentoi Rusmali duke theksuar se gjithsesi se mazhoranca nuk i kishte bere ndryshimet kushtetuese per shkak se nuk kishte pasur votat e 2/3-es se Parlamentit. Ne nuk e kemi realizuar deri me sot sepse kunder nesh ka qene nje front i koracuar qe nuk lejonte nuk pranonte dhe lejonte dhenien e votave per te bere te gjitha ndryshimet e nevojshme kushtetuese - theksoi ai. I ashper ne fjalen e tij Rusmali u tregua me ekspertet e PACA-s duke theksuar se ata me draftin e tyre mbase kane dashur te mbrojne kete statusquo. I sinqerte ne fjalen e tij duket se u tregua perfaqesuesi i PS-se Pandeli Majko i cili theksoi se ndonese palet kerkojne kufizimin e imunitetit mes tyre nuk ekziston besimi per realizimin e kesaj nisme.