Propozimi i eksperteve Jo heqjes se imunitetit me rregullore
Drafti i paraqitur dje nga ekspertet e PACA-s theksonte se reformat e kryera ose reformat e propozuara te cilat nuk bazohen ne ndryshimin e Kushtetutes nuk mund te kufizojne ne menyre te efektshme imunitetin. Sipas tyre imuniteti per Avokatin e Popullit anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit percaktohet ne Kushtetute dhe per pasoje mund te shfuqizohet vetem permes ndryshimeve ne Kushtetute. Nga ana tjeter per sa i perket kufizimit te imunitetit te deputeteve drafti i PACA-s thekson se ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit te cilat lejojne heqjen dore te deputeteve nga imuniteti jane te diskutueshme duke qene se Kushtetuta e ofron imunitetin me shume si privilegj te Parlamentit si institucion sesa si privilegj individual te deputeteve. Ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit qe synojne reduktimin e diskrecionit te Parlamentit ne procesin e heqjes se imunitetit do te ishin gjithashtu te dyshimta nga ana kushtetuese dhe per me teper do te preknin vetem nje aspekt te ceshtjes se imunitetit - theksohet ne draft. Ne kete kuader ata propozojne se imuniteti i te zgjedhurve deputetet dhe anetaret e qeverise mund te kufizohet ne nje menyre te efektshme nepermjet ndryshimeve ne Kushtetuten e Shqiperise. Ne kete kuader rekomandimet e tyre lidhen me ndryshimin e disa neneve te Kushtetutes aktuale. Nepermjet Kushtetutes te shfuqizohet mbrojtja/pacenueshmeria e deputeteve ndaj ndjekjes penale. Te behen ndryshime ne imunitetin e deputeteve nga arrestimi/ndalimi dhe kontrolli ne menyre qe imuniteti te zbatohet vetem kur kerkohet nga Parlamenti dhe vetem kur mirefunksionimi i ketij te fundit cenohet nga keto veprime - ishte propozimi i tyre kyc.