E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE mirepret pezullimin e ligjit te Dosjeve

Ka reaguar pozitivisht Keshilli i Europes pas pezullimit nga ana e gjykates kushtetuese te ligjit te lustracionit. Ne nje deklarate per shtyp thuhet se vendimi I Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te ligjit mjaft te debatueshem te lustracionit eshte nje zhvillim I mirepritur,kane deklaruar dy raporteret e ansamblese parlamentare te keshillit te europes Jako Lakso dhe Dejvid Uillshajer.Gjykata perdori fuqine e saj ne pezullimin e zbatimit deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar.Ata jane shprehur mjaft te kenaqur edhe per vendimin tjeter te kesaj gjykate qe duke ndjekur keshillen e tyre I ka kerkuar mendim komisionit te Venecias per kete ligj.Dy raporteret takuan nje jave me pare kreun e gjykates kushtetuese Vladimir Kristo dhe e keshilluan qe te beje nje hap te tille.Duke komentuar vendimin e Gjykates kushtetuese raporteret jane shprehur te lehtesuar qe eshte gjendur nje rruge per te pezulluar dhe reflektuar ne detajet e ketij lligji mjaft te kundershtuar. Zoti Uillshajer ka shtuar se askush nuk eshte kunder nje ligji per lustracionin ne Shqiperi dhe ekspertet po ofrojne ndihmen e tyre ne hartimin dhe zbatimin e tij por sidoqofte disa detaje te ligjit aktual duhet qe realisht te modifikohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›