E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramoz Ruci t’i therrase mendjes!

Qe teper e pranueshme ta degjoje Gramoz Rucin ne vitin 2005, kur ne menyre konfidenciale pyeste se c’mendonin socialistet per humbjen. Ai e bente kete me shume hapur, sesa mbyllur. E mbaj mend “zemerimin” e tij per doreheqjen e Fatos Nanos, po nuk harroj faktin se edhe ai dha doreheqjen per arsye te humbjes se zgjedhjeve, jo thjesht si sekretar, por edhe si pergjegjes i fushates elektorale.

Gradualisht, sot te behet veshtire te gjesh politikane qe kane nje pike te forte te tyren qe eshte qytetaria, sepse shpirterisht dhe gjeografikisht nuk jetojne me problemet e partise dhe te elektoratit, por me ato te oligarkise financiare, te monopoleve te hekurit te kafes, te ndertimeve, te karburanteve… Une nuk e di sesa e pikellon kjo gje Gramoz Rucin. Kam parasysh deklaratat e tij ne lidhje me rikandidimin e Edi Rames. Natyrisht, jo ato qe momentalisht permbanin kanosje, kercitje te dhembeve, vrenjtje vetullash.

Partia Socialiste nuk mendon se bota shqiptare i perket asaj dhe vetem asaj. Socialistet nuk kane endrra imperialiste ne koke. Ata kane ideale qe i pelqejne kaq shume dhe besojne me zemer. Ne qofte se realisht rrojne me qendrueshmeri, nga njera fushate ne tjetren dhe vjen nje dite zhgenjimi, socialistet dhe progresistet i kap nje lloj deshperimi qe ngjizet dhe nje deshire per te thene: “Ne djall vafshi”!

Tek cdo politikan ka nje detyrim per te qene vetvetja. Mirepo shume prej tyre e shfrytezojne keqazi idene e vetvetes, te liderit, qofte prej nje krenarie mendjengushte, po ashtu edhe njelloj idealizmi heroik, po aq mendjengushte. Gramoz Rucit, ne radhe te pare PS-se, ka per t’i kushtuar sentimentalizmi ndaj Edi Rames. Nje bekim - nje zbartje, nje mirenjohje e ndersjelle (e pamerituar) politikisht-eshte e rrezikshme. Te deklarosh se ai kryetar i partise, apo kryetari i asamblese ka nje deshire per te kapercyer kohen e Fatos Nanos, kur ai krijoi standardin intelektual te doreheqjes, kjo te con mbrapa ne histori. Vetem ne kohen moniste doreheqja vleresohej si turp. Ndersa ajo qe them une, eshte vleresimi i humbjes, vleresimi pa hidherim i statutit te PS-se. E kunderta mbeshtetet ne ngrysjen historike, mbeshtetet ne arsyetimin: “Po iku Edi Rama duhet te iki edhe une!”. “Po iku Edi Rama nuk ka me sheshe ndertimi”!

Ajo (Partia Socialiste) nuk mund te jetoje e varur nga njeri apo tjetri. Ka ikur ajo kohe. Sikur te gjendet cdo kush ne vendin ku e krijon vete kohen, personalitetin dhe ajo cka meson mendoj se pa diskutim eshte vullneti, toleranca se si te behet qytetar i vetvetes me teper sesa te qenit kryetar i asamblese, apo kryetar, apo sekretar, apo deputet…

Gjithmone, gjithkush eshte pergjigjur ne perballjen e vetes me Zotin (me elektoralin) dhe jo me ndonje hierarki te pafund engjejsh, shenjtoresh apo djajsh. Nese Gramoz Ruci beri ate qe beri Fatos Nanoja, nje sprapsje, kjo i dha me shume vlera, ne te kunderten, sot. Mesa duket Fatos Nano leshonte hije, ndersa Edi Rama s’ka gjethe per te bere te njejten gje. Perfytyrimi se cdo te ndodhe ne Kongres, kerkon kufijte e vet brenda kufijve. Ne nje kuptim, mendimi se “do t’ua tregojme vendin tradhtareve” eshte nje simetri e klanit te 11 deputeteve nga nje krahine, eshte simetri e jetes se partise se punes qe ndeshkonte, perjashtonte puciste, devijatore, liberal a konservatore. I shtyre nga nje shpure kritikesh provinciale, qe s’dine cfare thone, cfare kerkojne, dhe cfare bejne, theksoj se, ne qofte se do te bejne “ligjin” urlatoret, partise i duhet medoemos t’i nenshtrohet procesit te rikulturimit, pershtatjes te bashkejeteses mes fraksioneve, ndryshe do te krijohet kaosi me pasoja te renda qe keshtu edhe prej tij mund te nxirren mesime. Nuk na duhet me “Supa kolektive” qe ndau per vjet me radhe Edi Rama dhe Gramoz Ruci!

E tere jeta e partise socialiste eshte ilegjitime, kur ve re se s’ka statut, s’ka forume, apo ka statut e forume formale. Nese pranohet kjo e dyta si e vertete, atehere ka mundesi qe te bashkohen vlerat dhe ajo te rimekembet dhe te mos mbetet e rrezuar. Nuk humbem me 28 qershor per ta harruar ate dite. Perkundrazi. Ky pohim vjen per shkak te udhetimit me autobus, (jo me autobusin e Kucit), duke veshtruar kudo neper Shqiperi peisazhin socialist me autobusin e ri te Ben Blushit brenda te cilit jane 38 firmetaret e rezolutes se dyte dhe pas te cilit, vijne me qindra e me mijera socialiste progresiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›