E Diel, 1 Nëntor 2026

Afera korruptive 4 milione euro ne Shqiperi gjobiten 2 mije dollare

Intervista Flet kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla

Ne Shqiperi Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i kerkoi misionit policor te Bashkimit Europian PAMECA qe te mbeshtese hetimin e pasurive te zyrtareve shqiptare jashte vendit. Kryeinspektori Adriatik Llalla tha se ky eshte nje bashkepunim i nevojshem per te luftuar korrupsionin ne Shqiperi.

Zoti Llalla Ju sapo i keni kerkuar misionit policor te Bashkimit Europian PAMECA qe tju mbeshtesin ne punen tuaj sepse keni hasur veshtiresi ne hetimin e pasurive te zyrtareve dhe politikaneve shqiptare jashte Shqiperise. fare te dhenash konkrete keni per cilat shtete behet fjale dhe cfare ndihme konkrete do te donit nga vendet anetare te BE-se

Zyrtare te ndryshem qe kane detyrimin ligjor per te deklaruar pasurite deklarojne prane institucionit tone se disponojne pasuri te tjera jashte territorit te Republikes se Shqiperise asete ne forma te ndryshme. Po ashtu prane institucionit tone vijne informacione te ndryshme nga media nga shoqeria civile dhe qytetare ne baze te te cilave krijohen dyshime se zyrtare te niveleve te ndryshme disponojne pasuri jashte territorit te Republikes se Shqiperise te deklaruara ose te padeklaruara prej tyre. Per verifikimin e ketyre deklarimeve dhe te njoftimeve qe na vijne nga keto burime informacioni eshte e nevojshme kryerja e verifikimeve jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Keto veprime paraqesin veshtiresi per tu kryer nga ana praktike per arsye sepse shtrihen ne territorin e disa shteteve dhe ILDKP nuk mund ta kryeje dot i vetem kete detyre. Per kete arsye iu kerkua mbeshtetje misionit policor te Bashkimit Europian PAMECA i cili vepron prej disa vitesh ne Shqiperi. Kjo kerkese e jona u mireprit nga misioni dhe gjeti mbeshtetjen e krereve te delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi.

Cilat jane ato shtete ku do te donit te ishit me shume i pranishem

Shtrirja e pasurive eshte pothuajse ne te gjithe territorin e Europes por edhe me gjere. Megjithate me te shpeshta jane ne vendet e Bashkimit Europian. Me se tepermi dyshime dhe te dhena ka per ne Greqi Itali Austri Spanje etj.

Lidhur me ligjin a keni nevoje per ndonje amendament qe te forcohet veprimi juaj dhe ndeshkimi i krimeve korruptive

Ky eshte nje problem qe e kemi ngritur ne menyre te vazhdueshme. ILDKP me mbeshtetjen e eksperteve te Ministrise se Drejtesise dhe te programit EURALIUS qe vepron prane ketij institucioni ka kerkuar amendimin e ligjit tone. Po keshtu edhe te nenit perkates qe ben fjale per refuzimin e deklarimit te pasurive dhe per deklarimin e rreme ne Kodin Penal. Keto ndryshime ligjor ende nuk jane permbushur per shkak te mosfunksionimit te parlamentit.

Me konkretisht

Ne dyshojme se zyrtare te ndryshem pasurine e tyre e fshehin ne emer te personave te trete pra lidhje shoqerore familjare etj. Kodi Penal parashikon detyrim per deklarim pasurie te zyrtarit por ne rast se personat e lidhur me kete zyrtar nuk deklarojne pasurine ligji nuk parashikon sanksione ndaj tyre. Vitin e kaluar ishin disa raste te tilla qe u bene mediatike raste deputetesh ministrash kur persona te lidhur me ta nuk deklaruan interesat private ashtu sic neve u patem kerkuar. Mospasja e nje sanksioni ligjor ne Kodin Penal ndaj ketyre zyrtareve beri qe ata ti shpetojne pergjegjesise penale. Kjo eshte nje nder pikat ku calon me teper kjo dispozite ligjore dhe per kete arsye kemi kerkuar amendimin e ligjit. Propozimi yne ka shkuar deri ne komisionin parlamentar te ligjeve eshte miratuar aty por nuk eshte miratuar ne Parlamentin shqiptar sepse ndryshimet ne Kodin Penal kerkojne shumice te cilesuar votash te deputeteve.

A mund ta saktesojme cfare ashpersimi te cilit nen kerkoni ne Kodin Penal

Ligji aktual nuk parashikon sanksion fare per personat e lidhur. Duhen shtuar nene edhe per personat e lidhur. Ne kemi me dhjetera informacione qe na vijne nga qytetare te ndryshem ose nga verifikimet qe kryejme vete si ILDKP del se persona te lidhur me zyrtaret edhe pse ligji kerkon qe ata duhet te deklarojne pasurite nuk parashikon sanksione kur ata nuk deklarojne. Ligji yne parashikon qe ne te tilla raste ne mund te aplikojme ndaj tyre shuma gjobash deri ne 2 mije dollare sic beme vitin e kaluar. Rastet e vitit te kaluar benin fjale edhe per nje ish-minister personi i lidhur me te cilin deklaronte se arriti brenda nje periudhe gjashtemujore fitime deri 4 milione euro. Ky person sipas ligjit mund te gjobitet vetem 2 mije dollare. Po keshtu kane qene edhe raste te tjera te personave te lidhur me deputete qe jane bere publike vitin e kaluar.

Marre me shkurtime nga Zeri i Amerikes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›